Balliu: Basha veproi pa logjikë prej vetmisë! Një parti e bunkerizuar nuk të çon drejt shpresës

Klevis Balliu tha në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e PD për emisionin ‘A Show’ në Syri Tv se, blindimi i selisë nga Lulzim Basha, tregon një njeri që s’ka pasur asnjë arsye logjike për të mbyllur gjithçka për shkak të vetmisë.

Balliu theksoi se sot selia e Partisë Demokratike është e hapur për të gjithë ndërsa shtoi se PD i është rikthyer frymës për të cilën u themelua, për demokracinë, lirinë dhe parimet.

“Bunkerizoi PD-në për të gjithë. Ajo përçonte një mesazh politik jo të mirë, mesazh që të çonte drejt depresionin politik dhe mungesës së shpresës. Një parti e bunkerizuar nuk të çon drejt shpresës”, tha Balliu.

Balliu deklaroi se Partia Demokratike ka hedhur dyert e blinduara dhe ka rënë psikologjia e mbylljes dhe bunkerizimit të kësaj force politike.

“Partia Demokratike u hap për çdo qytetar, çdo demokrat, këtë përçon mesazhin tonë ndaj qytetarëve shqiptarë. Të gjitha dyert kanë qenë të blinduara por sot kanë rënë poshtë. PD i është rikthyer frymës për të cilën u themelua, për demokracinë, lirinë, parimet demokratike dhe hapjen ndaj qytetarëve. Qytetarët jam i bindur se po e marrin këtë mesazh”, u shpreh Balliu.

I pyetur nëse do të shërbejë e gjithë kjo për një ardhme të besueshme, Balliu është i mendimit se rindërtimi dhe statuti i ri i Partisë Demokratike, është hapja e partisë dhe rikthimi i saj tek vota.

“Mediat e kishin të pamundur të futeshin këtu, sot janë mëse të lira. Kjo ngjarje që i ndodhi PD-së është e trishtë që s’duhet harruar. Nëse harrojmë historinë ajo është e destinuar të përsëritet. Nga kjo situatë mësuam se kur largohemi nga parimet demokratike kalojmë në marrëzi”, deklaroi Balliu.

Nëse anëtarët e grupit parlamentar të PD janë futur në selinë e PD gjatë këtyre ditëve, Balliu tha se dera është e hapur për të gjithë.

“Mund të hyjë çdo demokrat pavarësisht mendimeve që ka pasur dhe ka sot. Ne na bashkon qëllimi për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Do gjejmë së bashku rrugën drejt bashkimit me çdo demokrat në gjithë vendin”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …

Leave a Reply