Indinjata e deputetit Agron Gjekmarkaj ndaj Komisionit të Rithemelimit të PD-së për largimin nga detyra të punonjësit të zyrës së shtypit të grupit Basha është përcjellë me ironi nga kolegu demokrat Edmond Spaho.
Sipas Gjekmarkajt, “largimi nga puna i Patrik Sadikaty si pjesë e zyrës së shtypit, tregon se nuk kërkohet bashkimi i demokratëve’.
Por “shumë e keni rritur pjacën duke protestuar për Patrikun…” replikoi Edmond Spaho pa ngurruar t’ia heqë maskën “e të paanshmit”, deputetit dhe pedagogut të njohur, vënë në muajt më të vështirë që kaloi PD-ja.
“Ky Agroni ku ishte kur u përjashtua Berisha nga grupi parlamentar?!, “pyeti” Spaho. Ku ishte Agroni kur u përjashtuan pesë deputetë të PD-së për tërë jetën nga PD?!”
“Shumë e keni rritur pjacën duke protestuar për Patrikun. Patriku është një nëpunës që është larguar sepse në vend që të respektonte rregullat e vendit të punës, iu nënshtrua rregullave të Gazit”.
“Goni mor mik, dil e mbështet Lulin!, i bën thirrje haptazi Spaho kolegut të tij. Mjaft krijove përshtypjen që je i paanshëm. Mbroje Lulin mor trim nëse zemra ta dëshiron!”, përfundoi ai.