Berisha: EPP përsëri në timonin e BE!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur fitoren e partive të qendrës së djathtë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Në mesazhin e publikuar sot Berisha shkruan se, në zgjedhjet për Parlamentin Europian qytetarët e vendeve anëtare të BE votuan me shumicë partitë e qendrës së djathtë.

Postimi

EPP përsëri në timonin e BE.

Të dashur miq, në zgjedhjet për Parlamentin Europian qytetarët e vendeve anëtare të BE votuan me shumicë partitë e qendrës së djathtë duke i rikonfirmuar grupit të PPE rolin udhëheqës të BE, Parlamentit dhe institucioneve të tjera të BE.

Në emër të Partisë Demokratike uroj partitë si motra, udhëheqjen e tyre për këtë fitore të merituar me rëndësi përcakuese për të ardhmen e BE, por edhe të Shqipërise në BE.

About Redaksia

Check Also

Shtet-rrethim në zemër të turizmit/ Berisha: Ramaduro po shkatërron veriun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook një video nga Thethi, …