Boçi: Në vend të Ramës firmosi Peleshi për kompaninë e inceneratorëve në Elbasan

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, deputeti i PD, Luçiano Boçi ka folur për aferën e inceneratorëve dhe pagesën e 430 milionë euro në 30 vite.

Sipas Boçit, Rama është përgjegjësi kryesor në këtë aferë pasi ka miratuar 16 procedura dhe me anë të Niko Peleshit ka firmosur financimin e kompanisë fituese për inceneratorin e Elbasanit.

Meço: Një krenari e Edi Ramës që deri tani shteti ka paguar rreth 86 milionë euro nga buxheti vetëm për inceneratorët.

Boçi: Dhe ndërkohë nga tre inceneratorë asnjëri prej tyre nuk është në funksion Elbasani në sekuestro, i Fiertit i pakualiduar, Tirana akoma nuk ka filluar punë dhe pritet të futet në funksion ai i Vlorës dhe sipas ministrave masterplani i tyre parashikon 10 inveneratorë.

Ka diferenca midis tyre, ka dhe kontradikta se si ata e prezantojnë në jetëgjatësinë e tyre. Rama i ka dalë për zot dhe ai i hedh firmat normal dhe për më tepër në deklaratat e tij, Rama ishte kryesori që i ka projektuar dhe gjeti atë treshen pa përvojë, mori paratë e buxhetit të shtetit për të ndërtuar në bazë të një projekti gjysmak inceneratori në Elbasan dhe më pas vijoi me atë të Fierit dhe atë të Tiranës.

Duket si pakutim që bëhet lajmi arrestimi i Alqi Bllakos, pasi ai është një hallk e zinxhirit korruptiv, duan ta mbyllin korrupsionin brenda nja ministrie, por zinxhiri këtu është këputur.

Përfshirja e SPAK në këtë dosje do të thotë se hetimi është më i madh se brenda një ministrie dhe Rama këtë e di mirë pavarësisht se bënë deklarata në dukje për mos kujtesën e tij, ndërkohë që është ai që ka miratuar 16 procedura si në rastin e Elbasanit dhe të nesërmen që shpallet fituese sipas negocimit pa shpallje është firmosur jo me firmën e tij por me të Peleshit, miratimi i financimit.

About Redaksia

Check Also

Dosja-Rama, krimi, vjedhjet dhe korrupsioni që do të trondisë BE, çfarë përmban

Pyetje: Në 22 dhe 23 tetor të gjithë deputetët e PD do të shkojnë në Strasburg …

Leave a Reply