Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka sqaruar pozicionin e demokratëve në lidhje me vendimin e ndërkombëtarëve për dizenjimin e liderit të opozitës, Sali Berisha.
I ftuar në ‘Ora e Betit’, Bardhi theksoi se është e njëjta situatë në PD-së si në vitin 2019-të, kur Lulzim Basha nuk udhëtonte dot në SHBA, deri sa sulmoi Berishën, duke e shpallur të larguar nga partia.
“Nuk është hera e parë kur PD-ja vihet në konflikt të hapur me partnerët ndërkombëtarë. Ne kemi pasur një betejë me ta edhe në kohën kur miratohej reforma në drejtësi.
Dhe besoj se ende ishte një betejë e drejtë që Lulzim Basha e ka bërë në atë kohë, pasi nëse nuk do ta kishim bërë sot drejtësia e gjitha do të ishte në dorën e Edi Ramës. Dhe ishte Komisioni i Venecias që na dha të drejtë neve.
Në vitin 2020 PD-ja ka pasur nën hetim kryetarin e saj për pastrim parash. Një vepër që dënohet 3 herë më shumë. Asgjë nuk po ndodh pra. Z. Basha pas djegies së mandateve deri kur shpalli të larguar z. Berisha nga partia ka qenë një person që nuk udhëtonte dot në SHBA. Pra është e njëjta situate”, tha Bardhi.
Gazeta RD