Turizmi është kthyer në mallkim për qytetarët! Rama shpenzon 400 milionë euro në vit për strategjikët e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se e ka kthyer turizmin në një mallkim për shqiptarët. Berisha tha se, turizmi është kthyer në mallkim për qytetarët! Rama shpenzon 400 milionë euro në vit për strategjikët e tij.

“Po bujqësia?

A e dini ju se eksportet e bujqësisë kanë rënie të ndjeshme dhe 80 përqind e frutave dhe perimeve janë importi.

Po pse? Tokat djerrë nuk ka kush t’i punojë.

Dhe kjo para që fitohet nga turizmi, kjo shkon për importin e ushqimeve, për importin e zarzavateve, për importin e mishit, për importin e frutave.

Kjo është magjia e rreme e turizmit të narkshtetit të Edi Ramës.

Por më parë unë u thashë se turizmi që dëgjojnë shqiptarët nga teleturizmat, të cilat në mënyrën më të papërgjegjshme nga mëngjesi deri në darkë përpiqen të sugjestionojnë njerëzit pa u treguar të vërtetat e kallp-turizmit shqiptar.

Turizmi pra është një pasuri përrallore e shqiptareve, por mallkim për qytetarët shqiptarë.

Po pse? Sepse duhet ta dini se për investitorët strategjikë të Edi Ramës, trafikantët, kriminelët e urryer që marrin tituje e investitorit strategjik, nga trojet publike janë dhënë rreth 6 kilometër katror troje.

Çdo vit nga buxheti juaj o qytetarë, për infrastrukturën e këtyre resorteve janë shpenzuar 400 milionë euro.

Pra, Banka e Shqipërisë na informon se u futën 2.8 miliardë.

Thesari i vendit informon se çdo vit shpenzohen 400 milionë euro në mbështetje të investitorëve strategjikë të Edi Ramës.

Po a e dini ju o miq se me 3.2 miliardë euro, rrogat e Shqipërisë do ishin sot 300 përqind më të larta.

Pensionet e shqiptarëve do të ishin sot 200 përqind më të larta.

A ka pra mallkim, a ka mënyrë se si të shndërrosh pasuritë përrallore të vendit tënd në një mallkim për qytetarët e tu.

Ja pra ku është shembulli”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tensionohet protesta para Kuvendit, policia tërheq zvarrë disa protestues

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet këtë të martë pranë Kuvendit të Shqipërisë, …