“Shokët” e SPAK: Nuk kemi vendosur masë ndaj Veliajt, po vijojmë hetimet

Prokuroria e Posaçme ka përgënjeshtruar lajmet për masë ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, SPAK thotë se nuk është zhvilluar asnjë operacion gjatë natës së të martës duke theksuar që hetimet për inceneratorin e Tiranës vazhdojnë.

Njoftimi i plotë i SPAK

Më lejoni t’Ju infomoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat:
SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë. Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni.
Gjithë të mirat!

Një ditë më parë në media u shpërnda lajmi se Gjykata ka nxjerrë 19 masa sigurie me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Sipas lajmeve të publikuara, ndër personat e vënë nën masë përfshiheshin edhe personazhe të politikës dhe medias.

About Redaksia

Check Also

Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …