Berisha: Statuti i ri është një rikthim i vlerave demokratike në PD

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se, PD do të jetë një parti e hapur për të gjithë demokratët. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Berisha theksoi se, ndër vite nga PD-ja janë përjashtuar ata persona që sipas tij, nuk kanë pranuar rezultatin e votës së lirë.

Berisha sqaroi dhe ndryshimet e statutit të PD, ku theksoi se kryetari do të ketë kompetenca të kufizuara.

“Gjatë historisë së Partisë Demokratike janë larguar ata që nuk kanë pranuar rezultatin e votës. Por me statutin e ri do të kemi një dimesion tjetër që do të shtrihet nga anëtari i partisë deri te kryetari i Partisë Demokratike. Kryetari do të ketë kompetenca më të kufizuara në vendimarrje.

Vendimarrja do i kalojë Kryesisë dhe organeve të tjera të cilët nuk do të jenë në varësi të kryetarit por të zgjedhur nëpërmjet votës. Statuti është një rikthim i vlerave demokratike. Partia Demokratike do të jetë e hapur ndaj vlerave më të mira të shoqërisë civile dhe botës akademike në Shqipëri dhe jashtë saj. Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që emigracioni shqiptar të jetë pjesë e jetës ekonomike dhe politike.

Ndryshimi duhet të jetë kryefjala jonë për shqiptarët. E kërkojnë shqiptarët dhe ne duhet të hartojmë dhe programojmë me të gjithë elementët njerëzor, të paraqesim përpara shqiptarëve ndryshimin që ata duan. Problemi është se ndryshimi nuk sillet me 2 apo 3 persona. Ndryshimi ka të bëjë me një qëndrim ndaj normave dhe demokracisë. Nuk mund të ndërtoj shtet ligjor një parti që shkelmon statutin e saj. Këtu hapja e partisë drejt think-tankeve drejt grupeve përbën një domosdoshmëri që të realizojë programin e tyre”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjyqi komunist kundër deputetëve (10 tetor 1947), që vrau pluralizmin dhe instaloi diktaturën në Shqipëri!

Nga Bujar Leskaj 79 vjet më parë, me dënimin dhe ekzekutimin e Grupit të Deputetëve …

Leave a Reply