Berisha: Kam keqardhje të madhe për Bashën, tregoi mungesë integriteti politik

Lideri historik i PD, Sali Berisha u pyet në emisionin “Zonë e Lirë” nëse ka një përgjigje për ata që i thonë “e rrite dhe e vrave Lulin, por përjetësove Ramsin”.

Berisha tha se, ndjen keqardhje për faktin se Lulzim Basha tregoi mungesë të integritetit politik. Berisha theksoi se, u habit nga Basha si një njeri i shkolluar që të bëjë veprime totalitare.

“Kam një keqardhje të madhe, s’e mohoj këtë. Kam keqardhje të madhe për faktin se së pari ai tregoi mungesë të plotë të integritet politik.

Kështu vepron politikani? Së dyti është e paimagjinueshme se si një njeri i shkolluar mund t’i lejojë vetes veprime totalitariste të paimagjinueshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi në Londër: Britania e Madhe, aleat i çmuar i Shqipërisë në rrugëtimin demokratik

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme në …

Leave a Reply