Berisha: Ky është një lobim i Xhorxh Sorros, Blinken të nxjerrë provat!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje edhe njëherë tjetër Sekretarit të Shtetit, Blinken që të nxjerrë provat për shpalljen e tij ‘non grata’, ndryshe do të vijojë betejën e tij për dinjitet.

Berisha ka theksuar se, janë me dhjetra shkrime në ShBA që thonë se nuk asnjë provë dhe se ky vendim është rezultat i lobingut të Xhorxh Sorrosit dhe lidhjet e tyre familjare.

“Zoti na ruajtëtë nga miqtë se nga armiqtë ruhem vetë. Shqiprarët kanë kodet e tyre dhe i respektojnë ato. Për zyrtarët e DASH kam një sugjerim, ose të kërkojnë të falur ose të publikojnë faktet, përndryshe unë do të vijoj betejën time për dinjitet.

Janë me dhjetra shkrime në SHBA që nuk ka asnjë fakt dhe ky është një lobim i Xhorxh Sorros. Janë nxjerrë edhe lidhjet e familjes së Blinken me Sorros. Në këtë rast unë i them Blinken se, është kongesmeni amerikan Lee Zeldin, i cili nuk ka marrë akoma përgjigje për pyejtet e tij”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply