Berisha: Ramën e ka kapur kompleksi i vdekjes! Jam i vetmi që e kam mundur dy herë

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Zonë e Lirë’ se ai është i vetmi politikan që ka mundur dy herë Edi Ramën.

Berisha tha se, kjo ka ndodhur në 2009 dhe në vitin 2011. Më tej Berisha deklaroi se, Ramën e ka kapur kompleksi i vdekjes pas rikthimit të tij.

“Unë në kurrikulin tim jam i vetmi sot që kam të regjistruar dy fitore kundër Edi Ramës. Fitoren e zgjedhjeve të 2009 me 4 deputetë, dhe fitoren e 2011.

Nëse ka një njëri që…a e pe se si tha; me të vdekurit nuk merrem. E ka kapur kompleksi i vdekjes. E ka kapur frika e rikthimit tim. E ka të qartë, ndaj tha s’flas me të vdekurit”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply