Berisha: Rikthimet s’janë dëshira personale! E provoi miku i Ramës, por mori vetëm 3%

I ftuar në “Zonë e Lirë”, ish-Kryeminsitri Sali Berisha ka folur për zhvillimet e fundit në PD dhe mënyrën se si do bashkohet partia pas vendimit të gjykatës për miratimin e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Berisha theksoi se tani demokratët kanë një tjetër mision, atë të bashkimit dhe se hapja e dyerve të PD-së është për të sjellë elitën më të mirë shqiptare si brenda dhe jashtë vendit.

Ish-kryeministri sqaroi edhe njëherë se rikthimi i tij në politikë nuk është një dëshirë personale pasi duhet të piqen disa kushte.

Berisha solli rastin e mikut të Edi Ramës, Jorgo Papandreut në Greqi, i cili provoi të rikthehej në politikë por në zgjedhje mori vetëm 3% të votave.

Berisha: I ftoj të gjithë mbështetësit e mi që në një mision të dytë ti shtrijmë dorën të gjithë atyre demokratëve që u ndanë në këto muajt e fundit.

Hapja e dyerve të PD-së ishte për të sjellë elitën me të mirë shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Të gjithë demokratët që kanë investimet e tyre në PD i ftoj të vijnë dhe të shtojnë investimet e tyre.

Rikthimet nuk janë dëshira personale të njerëzve. Jorgo Papandreu miku i Ramës e vendosi të kthehej në politikë pasi pa që po kthehet Berisha tha pse të mos kthehem dhe unë por mori 3% në zgjedhje.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply