Berisha: Yuri Kim t’i kërkojë falje demokratëve se i ka fyer rëndë

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një intervistë për emisionin ‘Zonë e Lirë’ tha se pjesa gri e demokratëve do të joshen nga një Parti Demokratike me një frymë krejt tjetër.

Nëse është e hapur dera e PD për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ish-kryeministri tha se ajo duhet t’i kërkojë falje demokratëve pasi i ka fyer rëndë.

“PD do jetë parti e votës së lirë, e forumeve, e ligjeve. Do bëjmë çdo gjë për shuarjen e sherreve. U bëj thirrje të shtrijmë dorën e të pajtohemi me demokratët që u ndamë.

Dera e PD është e hapur për vendet mike e çdo diplomat. Zonja Kim duhet të kërkojë falje, ajo ka fyer rëndë demokratët.

Rikthimet nuk janë dëshirë njerëzore. Shikon edhe mikun e Ramës në Greqi.  Kur Papandreu me pa mua tha “Kur u rikthye Berisha pse mos rikthehem dhe unë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply