Berisha: Detyrimi ynë para demokratëve, kthimi i votës së lirë, largimi i Edi Ramës dhe qeveri teknike

Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së partisë, ka dhënë një mesazh të qartë dhe të fortë përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Ai paralajmëroi se pjesëmarrja në zgjedhje nën drejtimin e Edi Ramës do të ishte një mashtrim i madh, si për vetë Partinë Demokratike ashtu edhe për qytetarët shqiptarë. Berisha theksoi se PD nuk duhet të shkojë në zgjedhje “business as usual,” duke nënvizuar se alternativa e vetme për rikthimin e votës së lirë është formimi i një qeverie teknike dhe largimi i Edi Ramës nga pushteti.

Berisha: Të dashur miq, zonja dhe zotërinj!

Sot, të mendojmë se po shkojmë në këto zgjedhje si ‘bussines as usual’ do të jetë një mashtrim i madh për veten tonë, një mashtrim i madh për qytetarët shqiptarë.

Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Me Edi ramën, nuk ka zgjedhje ‘business as usual’.

PD ka si alternativë mospjesëmarrjen në zgjedhje, gjë e cila është e ndaluar me shumë të drejtë në statutin e saj. Ju garantoj të dashur demokrate e demokratë se Edi Rama do të festonte në qoftë se do t’i lejonim vetes një vendim të tillë.

E megjithatë, zonja e zotërinj, anëtarë të Kryesisë, detyrimi ynë absolut para demokratëve, para shqiptarëve, është kthimi i votës së lirë te shqiptarët. Dhe ky kthim i votës së lirë realizohet vetëm me një qeveri teknike, largimin e Edi Ramës dhe procedimin në krijimin e një qeverie teknike.

Asgjë nuk mund të lemë pas zgjedhjeve dhe të provojmë atë që provuan opozita në Venezuelë.

Dje, Rama i Venezuelës, Maduro, arrestoi me akuzën për aktivitet terrorist kryetarin e opozitës, i cili fitoi zgjedhjet me 70%.

Shembulli i Venezuelës duhet të jetë një mësim i madh për ne.

Pra, nga secili prej jush, nga të gjithë ne, qytetarët presin rikthimin e votës së lirë. A jemi ne në gjendje të mbushim aktualisht këtë mision? Jo! Ne nuk jemi. Por, a është ky një mision i pamundshëm?

Absolutisht, nuk është i pamundshëm.

Ky mision kërkon nga ne të motivojmë, të angazhojmë, të frymëzojmë çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare e qytetar në një lëvizje të fuqishme që nuk e ka njohur më parë Shqipëria gjer në realizimin e qëllimit tonë.

Ne jemi së bashku udhëheqja kryesore e opozitës.

A mund të ecim ne si somnobyl për të marrë një mandat dhe për të firmosur mandatin e katërt të Edi Ramës? Kurrë!

Atëherë, ku qëndrojnë mundësitë tona? Mundësitë dhe potenciali ynë qëndron tek demokratet dhe demokratët.

About Redaksia

Check Also

Belinda shfaqet në gjendje jo të mirë

Partia Socialiste ka festuar sot 35-vjetorin në qarkun e Fierit. E pranishme në aktivitet ishte …