Deputeti i PD, Belind Këlliçi tha se, 30 Prilli është një ditë ku demokratët duhet të bashkohen pavarësisht ndasive të krijuara gjatë kësaj kohe. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Belind Këlliçi, deklaroi se në Kuvendin Kombëtar, i cili do të mbahet në fund të muajit do të ketë ftesë për çdo deputet demokratët.
Belind Këlliçi bën me dije se do të jenë delegatët e Kuvendit të 30 Prillit që do të vendosin se kush do ta drejtojë Partinë Demokratike.
Këlliçi hodhi poshtë akuzat se po përjashtohen nga procesi i riorganizimit të Partisë, anëtarët e PD që kanë mbështetur Lulzim Bashën.
Në 20 Prill do të mbahen zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD, ndërsa 10 ditë më vonë në Kuvendin Kombëtar do të zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.