Berisha: Nga sot nis zbatimi i vendimeve të Kuvendit

Lideri historik i PD, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat nga selia e PD, u shpreh se, pas diskutimeve të gjera, sot nis puna për zbatimin e vendimeve të marra në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit të Rithemelimit të PD. Deri në datën 22 mars, të gjitha strukturat e kësaj partie, duhet të shndërrohen në strukturat e anëtarëve të PD-së, të cilët do të vendosin me votën e lirë për drejtuesit e tyre.

Kjo është një punë intensive, por pasioni, energjia dhe përkushtimi i demokratëve është më i madh se kurrë.

Duke u angazhuar në këtë proces të një rëndësi jetike, demokratët e Shqipërisë janë të vetëdijshëm se janë në një revolucion të pandalshëm të një rëndësie jetike për fatin e demokracisë në Shqipëri të shoqërisë në tërësi ndaj dhe ata mbeten të gatshëm në çdo kohë për të përmbushur çdo mision çdo detyrë që do të kërkohet në avancimin e kauzës sonë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E mbajti në burg 481 ditë/ Rama është i detyruar ta presë me nder në Tiranë Fredi Belerin si eurodeputet

Kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë Fredi Belerin, i cili është përfshirë në …

Leave a Reply