Shqipëria nisi sot negociatat si vendi që ka tre të burgosur politikë, duke nisur me kreun e Partisë më të madhe opozitare

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Politikës së Jashtme ne PD, Ilda Zhulali:

Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë.

Më në fund, pas 10 vitesh, Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Gjatë kësaj dekade, Shqipëria i kishte të gjitha mundësitë të ishte Sllovenia e Ballkanit Perëndimor.

I kishte të gjitha mundësitë të ishte lokomotiva që udhëhiqte trenin ballkanik drejt BE.

Por Edi Rama kishte projekt tjetër.

Për shkak të Edi Ramës, Shqipëria nis negociatat si vend që nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme, as si Kosova, as sa Maqedonia.

Shqipëria nis negociatat si vend që ka tre të burgosur politikë, duke nisur me kreun e Partisë më të madhe opozitare në vend.

Nisim negociatat me krimin, drogën dhe korrupsionin në nivele kolumbiane.

Me 148 mijë familje që do të duhen të presin 15 vjet përpara se të marrin vendimin përfundimtar nga gjykatat shqiptare.

Me fondet e bujqësisë, te akorduara po nga BE, të pezulluara nga BE për shkak të vjedhjes së tyre nga zyrtarët e Ramës.

Me skemat grabitqare të pasurive publike përmes PPP dhe koncesioneve.

Më numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE.

Edi Rama në 10 vite nuk arriti as ti afrohej standardit të vendosur gjatë 8 viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, e cila në kohë rekord, brenda 2 viteve përmbushi 140 kushte dhe u hoqi barrën e vizave shqiptarëve, që sot udhëtojnë vetëm me pasaportë në dorë.

Partia Demokratike nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit, siguroi ratifikimin e saj nga 25 vend anëtare, paraqiti aplikimin për anëtarësim dhe përgatiti brenda 3 muajve procesin e plotë të skanimit të të gjithë trupës ligjore dhe aftësive administrative në vend.

Partia Demokratike cmontoi në kohë record mbi 200 banda kriminale, ndërtoi regjistrin elektronik të shtetasve, prodhoi pasaportat dhe kartat e identitetit biometrike, ndërtoi sistemet e sigurisë TIMS dhe MEMEX, qendrën ndër-operacionale detare, sistemin e prokurimeve elektronike, shërbimet one-stop shop për bizneset. Realizoi projekte strategjike si Rruga e Kombit, Gazsjellësi transAdriatik, dyfishimin e prodhimit të energjisë së gjelbër, ndërtimin e infrastrukturës turistike të vendit, rriti standardin e jetesës duke dyfishuar rrogat dhe pensionet, subvencionoi bujqit shqiptarë dhe rriti prodhimin vendas, tërhoqi investime të huaja në shifrën e XXX. Falë këtij transformimi, në Shqipëri u kthyen deri në fund të 2013 rreth 200 mijë shqiptarë.

E gjitha kjo tregon se aty ku ka vullnet ka gjithmonë zgjidhje. Vullneti i palëkundur i Partisë Demokratike është transformimi i vërtetë i Shqipërisë, dhe anëtarësimi i shpejtë në Bashkimin Europian.

Me këtë zotim dhe me nisjen e shumëpritur të negociatave të anëtarësimit, Partia Demokratike i fton të gjithë qytetarët shqiptarë të bashkohemi për ta realizuar së bashku këtë projekt madhor, për ta bërë Shqipërinë vërtetë europiane.

Premtimi ynë është qe me Partine Demokratike, Shqipëria do te transformohet ne një vend me mirëqenie, standard te larte jetese, institucione funksionale qe respektojnë liritë dhe te drejtat themelore te njeriut.

About Redaksia

Check Also

Grupi parlamentar i PD protestë kundër regjimit para Parlamentit Europian me 23 Tetor

Deputetët e Opozitës në kushtet e një agresioni të paprecedentë nga qeveria kanë vendosur të …