Malkja: Ambasadorët reagojnë për zjarret dhe nuk reagojnë për kërcënimin e demokracisë

Aktori Mehdi Malkja në protestën e radhës kundër vjedhjeve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet skemave korruptive është shprehur se ambasadorët reagojnë për zjarret dhe nuk reagojnë për agresionin ndaj opozitës.

Malkaj është shprehur se kushdo që do të bëjë faje do të dënohet dhe kryeministri Rama është i mbushur me faje

“Këtij t’i thuash hajdut e lavdëron sepse ky nuk është hajdut por është grabitqar. Aleanca e Teatrit është në vitin e 8 që po proteston dhe nuk erdhi asnjë ambasador për të na pyetur se si është problemi i artistave por erdhi kimetja për të bërë foto.

Përse shqetësohen këta ambasadorë për gurët dhe zjarret dhe nuk reagojnë për prishjen e teatrit, dhuna është kur të bien në qafë dikush kot. Kush bën faj do të dënohet dhe ai diktatori është i mbushur në faj”, tha Malkja.

About Redaksia

Check Also

Kush e porositi vrasjen e Vis Martinajt, deklarata e Berishës

Kryetri i PD, Sali Berisha gjatë një interviste në Vizion Plus, hodhi akuza të forta …