Kopliku: Në Shkodër ke frikë të jetosh, qyteti është braktisur!

Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga masakra në Shkodër. Mëngjesin e kësaj të diele ka ndërruar jetë dhe 67-vjeçari, Bashkim Basha, i cili mbeti i plagosur rëndë, nga atentati në Dobraç të Shkodrës, ku viktimë mbeti edhe bashkëshortja e tij, Flutura Basha, së bashku me shënjestrën, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Tedi Kopliku, anëtar i Departamentit ‘Brain Gain dhe Ekselenca në Partinë Demokratikë foli në studion e Syri Tv për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.

Kopliku tha se, shteti duhet të marrë përsipër sigurinë, pasi ngjarja në Shkodër është vazhdimësi e disa ngjarjeve të tjera, si ajo e Elbasanit dhe Durrësit, ku autorët dihen por policia nuk gjen përgjegjësit e krimit.

“Ishte një vrasje e paralajmëruar, 3 javë më parë u bë denoncimi në policinë e shtetit, dy persona drejtonin automatik përballë në pedonale, kua ty mund të ishte secili nga ne.

Kompetenca e parë që i delegojmë shtetit, është siguria dhe rendi. Kjo nuk është një ngjarje e izoluar, sigurisht që krimi ka ekzistuar dhe do jetë gjithmonë, problem është marrëdhënia e shtetit me krimin.

Është vazhdim i disa ngjarjeve në qytetin e Shkodrës, po edhe në atë të Elbasanit dhe Durrësit, ku autorët dihen por policia nuk gjen përgjegjësit e krimit.

Shteti duhet të marrë përsipër sigurinë. Qeveria ka ardhur me krimin në pushtet, e mban me krimin dhe jeton për krimin, ku kemi rastin e deputetit të Durrësit.

Qytetarët kanë frikë për të jetuar dhe reaguar aty, është qyteti më i braktisur, pasi është nën terror.

Frika vritet me anë të reagimit. Secili prej nesh mund të ishte aty”, tha Kopliku.

About Redaksia

Check Also

Gjykata Kushtetuese gjen shkelje në dosjen “Partizani”

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e …