Beci reagon i trembur, nga bandat apo nga Rama, apo nga të dy bashkë?

Kryebashkiaku i Shkodrës, Beci ka reaguar me nervozizëm në rrjetet sociale në lidhje me lajmet për dorëheqjen e tij. Beci mundohet ta hedhë poshtë lajmin , por më shumë ai duket i trembur. Nga bandat apo nga Rama? Kjo është pyetja.

Duke shmangur komentet për hetimin nga prokuroria, Beci është përqëndruar te aludimet në disa media për dorëheqjen e tij.

Kreu i bashkisë Shkodër reagoi me ironi duke thënë se dorëheqja e tij ishte sekret deri nesër, pasi “do të zgjidhet President i Amerikës”.

“Nuk e di ku dreqin e kane marre vesh disa portale qe kam dhene doreheqjen se ishte sekret deri neser! Po tani qe doli po e them edhe arsyen: Neser zgjidhem une President i Amerikes me kerkese te dy kandidateve te tjere, meqe e tregova ne Shkoder se jam i pelqyeshem per te dy palët”, shkroi Beci në Facebook.

About Krye Redaktor

Check Also

Paralajmërimi i Berishës: Goditja që ekstremizmi i majtë dhe Soros morën në SHBA do vijë edhe në Shqipëri

Pyetje: A pret zoti Berisha tashmë nën qeverisjen e Trump t’i hiqet non grata?   Berisha: Nuk …