Basha pranon bisedat me Ramën: Kam komunikuar dy herë, më tha PD do shkatërrohet!

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, i pyetur nga gazetari i Syri Tv Ermal Rizaj nëse ka komunikuar me Edi Ramën, Basha tha po! Madje ish-kryetari i selisë blu theksoi se ka komunikuar dy herë me mesazhe, duke vërtetuar marrëdhënien e tij të ngushtë me kryeministrin e vendit.

Kujtojmë se, kryeministri Rama pak ditë më parë zbuloi mesazhet me Lulzim Bashën, ku sipas tij kishin folur për shkatërrimin e PD. Rama u shpreh se i kishte dërguar mesazh Bashës, ku sipas tij, ne parashikimin për shkatërrimin e PD kishte gabuar vetëm në kohen se kur do të ndodhte.

Pyetje: Bëni Ramën përgjegjës për krizën, Rama ka deklaruar se u ka bërë me dije me anë të një mesazhi që PD do shkonte në ktë gjendje por se ka gabuar me një vit. A është e vertetë?

Basha: S’ka patur komunikim. Ka patur komunikim për dy humbje në familje. Këto kanë qenë. Ato që thotë Rama janë gënjeshtra. Hedh gënjeshtra për të hequr vëmendjen.

Si i japim fund vjedhjes, një e ka drejtësia dhe një politika. Këto prodhojnë cirk hedhin gënjeshtra dhe askush s’jep zgjidhje. Unë jam përpjekur për një kulturë tjetër politike.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply