Shehu: Alibeaj e humbi shansin për të qënë gjithë bashkues! Platforma e tij, përçarëse, staliniste!

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka komentuar platformën e propozuar nga Enkelejd Alibeajt duke e quajtur një vendim përçarës stalinist.

Në një intervistë për Ora News, Shehu theksoi se, Alibeaj e humbi shansin për të qënë gjithë bashkues duke qëndruar në pozitat e tij përçarëse, pasi procesi aktual i riorganizimit të PD-së është tashmë një proces i filluar prej kohësh dhe transparent.

Pjesë nga intervista

Shehu: Z. Alibeaj nuk mund të jetë Kryetar i Grupit të PD-së. Ai e humbi shansin për të qënë gjithë bashkues duke qëndruar në pozitat e tij përçarëse.

Procesi aktual i riorganizimit të PD-së është tashmë një proces i filluar prej kohësh dhe transparent.

Megjithatë aty ku ka probleme, menjëherë bëhet një auditim në terren.

Sepse është e kuptueshme të ketë dhe probleme diku si gjithmonë ka pasur, ashtu si në terësi procesi po shkon normalisht.

Ka forma rregullimi të ndonjë problemi, nuk është hera e parë që bëjmë zgjedhje në PD.

PD duhet të formalizojë “piramidën” e saj, që më tej të fillojmë përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Dhe në këtë proces pjesemarja e të gjithë deputetëve është e rëndësishme, ata do të jenë të gjithë edhe anëtarë të KK.

Të besh riorganizimin e PD-së mbas zgjedhjeve administrative do të thotë t’i dhurosh Ramës përsëri Pushtetin vendor.

“Falja” Alibeaj-Gaz ndaj meje është edhe për të qarë e për të qeshur.

Të dy këta janë bashkëfajtorë të përcarjes e vendimeve staliniste në PD.

Z.Rushaj nuk pranoi të firmoste për ato dhe dha dorëheqjen, ndërsa Z.Alibeaj të parin dokument që firmosi si Kryetar i Grupit ishte ai manifest përçarës.

Z.Alibeaj e ka humbur të drejtën të jetë Kryetar i Grupit se është pjesë e përçarjes dhe nuk është personazh gjithë bashkues.

Ai vetë duhet të dorëhiqet se nuk përfaqëson grupin në tërësinë e tij.

Duke filluar nga shkelja dhe e parimet kushtetuese e politike të ndërtimit të grupit me të gjithë deputetët e dalë nga listat e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Për të vazhduar më tej…

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply