Analiza e Buxhetit të Shtetit Shqiptar: Pabarazia dhe Prioritetet Sociale në Dritën e Perspektivave Evropiane

Bujar LESKAJ

Në përpjekjet për ndërtimin e një buxheti të qëndrueshëm dhe të drejtë, pabarazia është një nga çështjet më të diskutueshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e një vendi. Siç është evidentuar nga Korrado Gini, ndarja e pasurisë dhe mundësive në shoqëri është një problem që kërkon vëmendje të veçantë, pasi ai mund të ketë pasoja të rënda për stabilitetin social dhe rritjen ekonomike afatgjatë.

Buxheti i shtetit duhet të pasqyrojë një angazhim duke përfshirë prioritete që adresojnë nevojat e grupeve sociale të cenueshme, si dhe duke siguruar një shpërndarje të drejtë të burimeve financiare. Ky koncept është gjithashtu në përputhje me parimet e “ekonomisë së tregut”, që është një model që Bashkimi Evropian promovon për të balancuar tregun dhe mbështetje sociale, duke siguruar që rritja ekonomike të shoqërohet me përfshirje sociale.

Ekspertët më të njohur për menaxhimin e financave publike dhe ndërtimin e buxhetit kanë dhënë disa rekomandime të vlefshme për mënyrën se si duhet të ndërtohet një buxhet i qëndrueshëm dhe efektiv, si psh:

Përqendrimi në Prioritetet Sociale dhe EkonomikeJoseph Stiglitz, fitues i Çmimit Nobel në Ekonomiargumenton se buxheti duhet të mbështesë barazinë sociale dhe rritjen ekonomike, duke adresuar pabarazitë dhe duke invenstuar në arsim dhe shëndetësi.

Transparenca dhe LlogaridhëniaChristine Lagarde, presidentja e Bankës Qendrore Evropiane thekson rëndësinë e një procesi buxhetor të hapur dhe të monitorueshëm, për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të siguruar efikasitet në menaxhimin e fondeve publike.

Balancimi i Shpenzimeve dhe TaksaveJames Buchanan, fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi ka theksuar rëndësinë e kufizimit të borxhit publik dhe mbajtjes së një balancimi të drejtë midis të ardhurave nga taksat dhe shpenzimeve publike.

Mbështetje për Sektorin Privat dhe InovacioninMichael Porter, një nga ekspertët më të njohur në fushën e menaxhimit dhe konkurencës, sugjeron që buxheti duhet të krijojë një mjedis të favorshëm për sipërmarrjet dhe inovacionin, duke nxitur rritjen ekonomike përmes konkurrencës dhe efikasitetit.

Përfshirja e Komunitetit dhe Konsultimi me QytetarëtAmartya Sen, fitues i Çmimit Nobel dhe ekspert i njohur në fushën e zhvillimit dhe politikave ekonomike, thekson rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës ku qytetarët dhe grupet e interesit marrin pjesë në përcaktimin e prioriteteve buxhetore.

Shpenzime të Orientuara për Kërkesa dhe Rritje EkonomikePaul Krugman, fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi, sugjeron përdorimin e shpenzimeve publike për të stimuluar kërkesën agregate dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Menaxhimi i Risqeve Fiskale – Carmen Reinhart, eksperte në financat ndërkombëtare dhe borxhin publik, rekomandon një monitorim të kujdesshëm të borxhit publik për të shmangur krizat fiskale që mund të pengojnë zhvillimin afatgjatë.

Përdorimi Strategjik i Teknologjisë – Mariana Mazzucato, profesoreshë dhe eksperte në ekonominë e inovacionit, sugjeron që fondet publike të drejtohen drejt teknologjisë dhe kërkimit shkencor për të krijuar një bazë të fortë për inovacionin dhe zhvillimin ekonomik.

Forcimi i Sistemit të Administrimit Publik – Francis Fukuyama, eksperte në qeverisje dhe zhvillim institucional, thekson rëndësinë e ndërtimit të institucioneve të forta që menaxhojnë me efikasitet fondet publike.

Por këto rekomandime nuk janë marr në konsideratë në asnjë moment nga qeveria aktuale, e cila prej vitit 2013 vazhdon tëmiratojë buxhete që vënë në dyshim efektivitetin e tyre në përmirësimin real të cilësisë së jetës për qytetarët.

 

Konkretisht:

 

  1. Kemi buxhet me shpenzimetë larta në periudhë zgjedhore

Një buxhet me shpenzime të larta gjatë periudhave zgjedhore shpesh ngjall shqetësime për përdorimin e tij në mbështetje të qeverisë aktuale, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë fiskale. Disa risqe ose pasoja negative:

Rrezikimi i Stabilitetit Fiskal: Rritjet e paplanifikuara të shpenzimeve mund të rrisin deficitin buxhetor dhe borxhin publik, duke e bërë të vështirë menaxhimin afatgjatë të financave publike.

Reduktimi i Besueshmërisë Institucionale: Kur qytetarët dhe aktorët ekonomikë e perceptojnë buxhetin si një mjet politik, kjo mund të dëmtojë besimin në institucione dhe në procesin buxhetor.

Pabarazi në Konkurrencën Politike: Shfrytëzimi i burimeve publike për përfitime elektorale mund të krijojë një avantazh të padrejtë për qeverinë aktuale, duke dëmtuar garën e ndershme ndërmjet partive politike.

Shmangia e Prioriteteve Afatgjata: Përqendrimi në shpenzime afatshkurtra për përfitime politike shpesh neglizhon investimet strategjike në sektorë si arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura, të cilat janë kritike për zhvillimin afatgjatë.

 

  1. Përmirësimi jo real i cilësisë së jetës

Pavarësisht nga rritja e buxhetit, nuk janë përkthyer nëpërmirësime konkrete për qytetarët. Në sektorët kyç si shëndetësia dhe infrastruktura, problemet e korrupsionit dhe mungesa e menaxhimit efikas shpesh kufizojnë përfitimet që përfitojnë qytetarët nga këto investime.Korrupsioni në përdorimin e fondeve publike ka sjellë shpërdorim të burimeve përmes tenderave të manipuluar, projekteve të fryra në kosto dhe shpenzimeve që nuk pasqyrojnë nevojat reale të qytetarëve. Mungesa e menaxhimit efikas ka sjëllë investime pa plane të qarta, pa monitorim të vazhdueshëm dhe pa një kulturë llogaridhënieje. Si rrjedhojëburimet buxhetore nuk janë përdorur në drejtim të nevojave tëpopullsisë por janë orientuar në drejtim të një grupi të kufizuar oligarkësh dhe investitorësh.

Përmendim këtu: Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka rreth një të tretën e popullsisë që jeton në varfëri relative me më pak se 5 dollarë në ditë, menivelin më të lartë varfërisë në Rajon.

 

  1. Mungesa e transparencës për politikat fiskale të reja

Rrit pasigurinë për qytetarët dhe për sipërmarrjet që mund të përballen me ndryshime të papritura në tatime. Mungesa e transparencës për politikat fiskale të reja krijon një mjedis pasigurie që ndikon negativisht si qytetarët ashtu edhe sipërmarrjet. Kur vendimet për politika të reja fiskale, si ndryshimet në nivelin e taksave, tatimeve apo subvencioneve, nuk komunikohen qartë dhe në kohë, kjo mund të shkaktojë një sërë pasojash të dëmshme si: pasiguri ekonomike për qytetarët, sipërmarrjen dhe zhvillimin ekonomik në tërësi.

 

  1. Eurobondet dhe risku fiskal

Përdorimi i tepruar i borxhit për financimin e investimeve krijon risk për stabilitetin fiskal të shtetit. Shqipëria ende nuk ka arritur të krijojë një sistem të qëndrueshëm fiskal që mund të mbështesë borxhet pa rritur më tej kostot për qytetarët.Kjo krijon një varësi të madhe ndaj tregjeve ndërkombëtare dhe ekspozon vendin ndaj disa risqeve kryesore:

Rritja e Borxhit Publik: Eurobondet shoqërohen me kosto të larta interesi, sidomos për vendet me kredi-rating më të ulët. Nëse nuk menaxhohen me kujdes, këto detyrime mund të çojnë në rritje të borxhit publik, duke ulur hapësirën fiskale për përballimin e nevojave të tjera.

Vulnerabilitet ndaj Ndryshimeve në Tregjet Ndërkombëtare: Normat e interesit në tregjet ndërkombëtare mund të rriten, duke e bërë më të kushtueshëm rifinancimin e borxheve ekzistuese ose marrjen e huave të reja. Për një ekonomi si Shqipëria, e cila varet nga burime të jashtme financimi, kjo rrit ndjeshmërinë ndaj krizave globale.

Shpenzime joproduktive: Në shumë raste, fondet e siguruara nga eurobondet nuk përdoren për projekte që krijojnë kthime ekonomike të matshme, por për të mbuluar deficitin buxhetor ose shpenzime operative. Kjo përkeqëson barrën fiskale pa ndihmuar në rritjen ekonomike.

Mungesa e një Sistemi të Qëndrueshëm Fiskal: Shqipëria ende nuk ka një sistem të konsoliduar që të mbështesë borxhet e marra pa rritur më tej barrën për qytetarët. Në këtë kontekst, rritja e taksave, ulja e shpenzimeve publike ose masat e tjera shtrënguese shpesh bëhen të nevojshme për të mbuluar pagesat e borxhit, duke ndikuar negativisht në standardin e jetesës.

Krijimi i Një Spiraleje Borxhi: Nëse borxhet nuk përdoren për projekte të cilat gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme për shlyerjen e tyre, qeveria mund të detyrohet të marrë hua shtesë për të mbuluar detyrimet ekzistuese, duke rritur rrezikun për një spirale borxhi.

 

Vlen të përmendim këtu faktin se: Nëvitin 2023, stoku i borxhit publik shqiptar arriti në 1,362.8 miliardë lekë, që përfaqëson 58.9% të PBB-së. Pavarësisht uljes së stokut të borxhit në raport me PBB-n, vlera nominale e borxhit është në rritje nga viti në vit, konkretisht nga 885 miliardë lekë në vitin 2013 në 1,362.8 miliardë lekë në fund të vitit 2023.Edhe pse niveli i borxhit ndaj PBB-së ka pësuar një ulje relative, kjo nuk është pasojë e uljes së huamarrjes, por më shumë rezultat i ndikimit të faktorëve të jashtëm si kursi i këmbimit dhe rritja nominale e PBB-së.

Nga ana tjetër, rritja e borxhit për frymë nga 2,237 euro në 20135,760 euro në 2023, pra me 157% përfaqëson një barrë të rëndë për qytetarët dhe shton presionin mbi buxhetin.

 

  1. Rritje e popullsisë në rrezik varfërie dhe emigracioni edhe pse kemi rritje e prodhimit të brendshëm bruto në dekadën e fundit

Arsyet:

-rritje e PBB-së pa përfshirje të gjithë popullsisë në rritjen ekonomike, pra është një rritje që ka mbetur kryesisht në sektorë specifikë ose në grupe të vogla të popullsisë.

-rritje e shpejtë e pabarazisë ekonomike: Shtresat më të varfra nuk kanë përfituar proporcionalisht, ndërkohë që zhvillimi ekonomik është përqendruar te grupet më të pasura.

-emigracion si pasojë e mungesës së mundësive të brendshme.

-strukturë ekonomike e fokusuar në sektorë të paqëndrueshëm.

-politika të pamjaftueshme për ndihmë sociale dhe stimulim të zhvillimit rural.

-përmirësimi i PBB-së pa një politikë të qëndrueshme sociale.

-rritje e inflacionit.

-mungesa e rishikimit të politikave sociale, etj.

 

6.Rritje e mbështetjes buxhetore për PPP

Fondi i parashikuar për Partneritetet Publike Private (PPP) është 9 herë më i lartë se fondi për indeksimin e pensioneve dhe 3 herë më i lartë se ai për ndihmën ekonomike. Kjo situatë ngre disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një analizë kritike, duke pasur parasysh prioritetet e qeverisë në ndihmën për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik, si:

Prioritetet Sociale në Vend të Dytë: Një buxhet i orientuar në favor të PPP-ve nënvlerëson nevojat sociale të qytetarëve, veçanërisht për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta.

Rreziku i Kostove të Fshehura: Projektet PPP përfshijnë kosto të larta të mirëmbajtjes dhe pagesa afatgjata nga ana e shtetit, të cilat mund të kufizojnë hapësirën fiskale për investime në sektorë të tjerë thelbësorë, si shëndetësia dhe arsimi.

Transparenca dhe Llogaridhënia: Projektet PPP janë shoqëruar me abuzime pafund dhe mungesë transparence në proceset e tenderimit dhe në përzgjedhjen e fituesve që gjithmonë janë një rrjet i lidhur ngushtë me politikën.

Mbivlerësimi i Përfitimeve Ekonomike: PPP-të nuk justifikojnë kostot e mëdha të buxhetit.

Ndikimi në Barazinë Sociale: Përdorimi i burimeve të mëdha për PPP-të, në kurriz të fondeve për politika sociale, ka thelluar pabarazinë ekonomike, duke favorizuar grupet e interesit dhe partnerët privatë në vend të qytetarëve.

 

  1. Prioritete të përqendruara në infrastrukturë dhe shpenzime të tjera

Ndërsa investimet në infrastrukturë janë jetike për zhvillimin ekonomik, ato duhet të shoqërohen me politika plotësuese që adresojnë sfida strukturore dhe krijojnë bazë për rritje të qëndrueshme. Aktualisht hasen disa risqe si:

Fokus në Infrastrukturë në Dëm të Kapaciteteve Njerëzore: Prioriteti për projektet e mëdha të infrastrukturës, pa një investim paralel në arsim dhe trajnim profesional, rrezikon të krijojë një ekonomi që mbështetet më shumë në importe dhe fuqinë punëtore të jashtme sesa në zhvillimin e burimeve të brendshme.

Mungesa e Diversifikimit të Investimeve: Shpenzimet e përqendruara në infrastrukturë shpesh nuk adresojnë sektorë të tjerë me potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe krijim vendesh pune, si bujqësia, turizmi i qëndrueshëm, teknologjia e informacionit etj.

Ndikimi Social dhe Ekonomik: Investimet infrastrukturore të pashoqëruara me politika sociale mund të thellojnë pabarazinë, veçanërisht në zonat rurale dhe komunitetet e varfra, që nuk përfitojnë drejtpërdrejtë nga këto projekte.

  1. Mungesa e Investimeve në Prodhim dhe Eksport

Një prej aspekteve kryesore që pengon zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare është mungesa e investimeve në prodhim dhe eksport. Po kështu dhe mungesa e mbështetjes për bizneset në pika kritike të funksionimit të tyre. Përmendim këtu Industrinë fason e cila ka humbur 230 milionë euro deri në fund të muajit shtator krahasuar me vjet vetëm si rezultat i zhvlerësimit të kursit të këmbimit. Gjithashtu, bizneset shqiptare përballen me kosto të larta të energjisë, transportit dhe burokracisë, duke i bërë ato më pak konkurruese në tregjet ndërkombëtare. Për më tepër, mungesa e teknologjive moderne dhe e inovacionit kufizon aftësinë e tyre për të rritur vlerën e shtuar të produkteve që eksportojnë.Nga ana tjetërmungesa e qendrave të përpunimit të produkteve bujqësore dhe industriale e kufizon aftësinë për të eksportuar produkte të gatshme. Përsa i përket politikave qeveritare, ka patur njëpërkrahje të pamjaftueshme për diversifikimin ekonomik, pasi shumica e investimeve janë të përqendruara në sektorë si ndërtimi dhe shërbimet, ndërsa prodhimi dhe eksporti, sektorë me potencial të lartë për rritje të qëndrueshme, kanë qenë gjithmonë të nënpërfaqësuar.

  1. Risku nga vendimet e Gjykatave Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Aktualisht detyrimet e GJEDNJ-sëme një vlerë prej 18 milion euro dhe detyrimet e Arbitrazhit Ndërkombëtar me një vlerë prej 183 milion euro, paraqesin një shqetësim të madh për stabilitetin financiar dhe juridik të shtetit shqiptar. Këto detyrime, që vazhdojnë të rriten për shkak të mungesës së ekzekutimit të vendimeve në kohë dhe të kamatë-vonesave, paraqesin një barrë të rëndë për buxhetin shtetëror dhe për mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendit.Rritja e këtyre detyrimeve, veçanërisht në periudhë afatshkurtër, mund të shkaktojë një presion të rëndë në buxhetin e shtetit. Kjo mund të kërkojë alokimin e fondeve që do të mund të ishin përdorur për investime dhe përmirësime të tjera sociale dhe ekonomike. Mungesa e një strategjie të qëndrueshme për të adresuar këto detyrime mund të dëmtojë besimin e investitorëve dhe të zvogëlojë mundësitë e Shqipërisë për të përfituar nga financime të tjera ndërkombëtare.

Pra, duke analizuar treguesit e buxheteve ndër vite, duke përfshirë edhe këtë buxhet, evidentohet se qeveriaka në fokus zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të një grupi oligarkësh, investitorësh të mëdhenj dhe jo përmirësimin e jetës së qytetarëve, ashtu siç në të vërtetë duhet të ishte ky fokus, duke lënë pas grupe të prekura si pensionistët, bizneset e vogla, dhe familjet në nevojë.

Jemi në fund të vitit 2024 dhe ende:

-Mungon përcaktimi i një Minimum Jetik

Pa një minimum jetik të përcaktuar, si mund të përcaktohen politikat e ndihmës sociale dhe të investimeve publike që do të sigurojnë nivelin jetik për të gjithë qytetarët? Kjo padiskutim në alokim të pasaktë të burimeve dhe përjashtimin e disa grupeve nga mbështetja e domosdoshme.

Mungesa e përcaktimit të minimumit jetik në Shqipëri krijon një boshllëk të theksuar në sistemin e mbrojtjes sociale, duke e bërë më të vështirë adresimin e varfërisë dhe pabarazisë.

-30 vite dhe ende nuk ka përfunduar Dëmshpërblimi i të Përndjekurve Politikë

Demshpërblimi i të përndjekurve politikë është një çështje e rëndësishme që ka mbetur jashtë vëmendjes nga qeveria në të gjitha buxhetet duke filluar nga vitit 2013. Ekspertët e drejtësisë tranzicionale, si Rolf Luts, theksojnë se proceset e drejtësisë për viktimat e regjimeve diktatoriale janë të domosdoshme për ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe për riparimin e padrejtësive të kaluara. Ata sugjerojnë që kompensimi dhe rehabilitimi i të përndjekurve është një detyrim moral dhe ligjor i çdo shteti që ka kaluar një periudhë të tillë historike.

Me parashikimin e fondit në buxhetet vjetore kësaj kategorie do i duhen minimalisht edhe 3 dekada të marrin dëmshpërblim, periudhë e cila riskon që asnjë prej të përndjekurve politikë të mos jetë më gjallë.

-Nuk ka rritje pensionesh

Një sfidë e madhe që po përballet Shqipëria është pensionet e ulta dhe ndikimi i tyre në nivelin e jetesës së të moshuarve. Pensionistët shqiptarë shpesh përballen me një realitet të hidhur, duke marrë pensione që janë nën nivelin e minimumit jetik. Ekspertët e Komisionit Europiandhe tëFMN-së kanë theksuar rëndësinë e një sistemi të qëndrueshëm dhe të drejtë të pensioneve, i cili mund të ndihmojë në uljen e varfërisë dhe pabarazisë, veçanërisht për ata që kanë kontribuar gjatë gjithë jetës në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Shumë ekspertë, si Philippon (2012), sugjerojnë që pensionet e ulta shkaktojnë një rritje të pabarazisë dhe humbje të besimit tek institucionet shtetërore, duke i lënë të moshuarit në kushte ekonomike të pasiguruara.

Në Shqipëri, pensionet e ulta dhe mungesa e reformave në këtë sektor po përkeqësojnë pabarazinë dhe përkeqësojnë nivelin e jetesës për një pjesë të madhe të qytetarëve. Ky aspekt është injoruar në projekt-buxhetin për vitin 2025, ku nuk ka ndodhur rritja e nevojshme për të mbajtur ritmin e inflacionit dhe të kostos së jetesës. Vlerat e projektbuxhetit nuk përputhen me premtimet për rritje të pensioneve, për shkak se: Në buxhetin e vitit 2025, qeveria ka parashikuar vetëm 1.6 miliardë lekë ose 16 milionë euro si fond për indeksimin e pensioneve. Ky fond është 2 herë e gjysmë më i ulët se sa ai që qeveria dha për indeksimin e pensioneve gjatë këtij viti dhe sipas llogarive mjafton vetëm për të indeksuar pensionet me diçka më shumë se 1 për qind.Në një periudhë me inflacioni të lartë, vlera reale e pensioneve mund të bjerë, duke e bërë të nevojshme një rritje për të ruajtur fuqinë blerëse. Megjithatë, nëse inflacioni ndikon edhe mbi shpenzimet e tjera sociale dhe të qeverisë, atëherë buxheti mund të përballet me presion që kufizon hapësirën për rritje të pensioneve. Përpos faktit që jemi në kushtet thjesht të indeksimit të tyre dhe të rritjes reale. Nga ana tjetër detyrimet në formën e sigurimeve të papaguara të punonjëseve nga bizneset apo dhe vetë institucionet shtetërore arritën në 24,3 miliardë lekë në fund të vitit 2023, sipas të dhënave nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, shumë e pa-arkëtuar nga politikat e gabuara në drejtim të menaxhimit dhe kontrollit fiskal.

Nga ana tjetër, kjo qeveri në mënyrë të qëllimshme, por tërësisht jokorrekte, përdor dy norma të ndryshme të kurseve të këmbimit, për të krahasuar pensionet aktuale me vitin 2013, vitin e fundit të qeverisjes nga PD. Edi Rama u shpreh se në vitin 2013, vitin e fundit të qeverisë së Sali Berishës, pensionet ishin në masën 100 euro.

Në vitin 2013, në fakt pensioneturbane kanë qenë 14.000 lekë, apo 140 euro me kursin e sotëm të këmbimit. Në këto tre mandate, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, pensionet aktuale, përfshirë edhe indeksimin e famshëm prej 4.1% të hyrë në fuqi 1 muaj më parë, pensionet mesatare urbane sot janë jo më të larta se 19.000 lekë, nga 14.000 që ishin 11 vite më parë. Pra për një periudhë 11-vjecare janë rritur vetëm 5,000 lekë, në një kohë që çmimet kanë ardhur duke u rritur gjithmonë e më shumë, vecanërisht shporta bazë e konsumit.

Po kështu, shpërblimi i fundvitit për pensionistët është veç një “lëmoshë” që nuk ndryshon asgjë në përditshmërinë e tyre. Për aq kohë sa pensionet nuk rriten ndjeshëm për të përballuar rritjen e çmimeve dhe kostot e jetesës, ky shpërblim mbetet një zëvendësim i kotë për përgjegjësinë e vërtetë: sigurimin e një të ardhmeje dinjitoze për ata që ndërtuan këtë shoqëri. Nuk është një shpërblim, por një mjet për të heshtur zërin e tyre, ndërsa hallet e vërteta mbeten të paprekura.

 

Përse duhet një skemë e re pensioni në Shqipëri?

Krijimi i një skeme të re pensioni në Shqipëri është i domosdoshëm për disa arsye që lidhen me sfidat aktuale dhe të ardhshme të sistemit të pensioneve në vend.

1.Plakja e popullsisë

Shqipëria po përballet me një rritje të moshës mesatare të popullsisë dhe një ulje të lindshmërisë. Kjo krijon presion mbi sistemin aktual të pensioneve, i cili financohet kryesisht nga kontributet e punëtorëve aktivë.

Numri i kontribuuesve zvogëlohet, ndërsa numri i pensionistëve rritet, duke çuar në një sistem jo të qëndrueshëm financiarisht.

  1. Kontributet e ulëta dhe informaliteti i lartë

Shumë qytetarë nuk kontribuojnë mjaftueshëm në skemën e pensioneve për shkak të:

Punësimit informal (jashtë skemave zyrtare).

Pagave të ulta, që nënkuptojnë kontributë të ulta.

Kjo do të thotë që shumë individë do të marrin pensione minimale ose të pamjaftueshme.

  1. Barazia dhe drejtësia sociale

Një sistem i ri mund të adresojë këtë çështje duke përmirësuar lidhjen midis kontributit dhe përfitimeve.

  1. Zhvillimi ekonomik dhe migracioni

Migracioni i lartë ka ndikuar në uljen e forcës punëtore, duke zvogëluar bazën e kontributit për pensionet. Gjithashtu, shumë shqiptarë që punojnë jashtë vendit nuk kontribuojnë në sistemin kombëtar, duke lënë një hendek të madh financiar.

  1. Mospërballueshmëria për të ardhmen

Sistemi aktual funksionon si një skemë “pay-as-you-go”, ku kontribuesit aktualë financojnë pensionet e gjeneratës së mëparshme. Me ndryshimet demografike dhe presionet ekonomike, ky model mund të mos jetë i përballueshëm për dekadat e ardhshme.

 

Përfitimet e një skeme të re:

Qëndrueshmëria financiare: Përmirësimi i balancës midis kontribuesve dhe përfituesve.

Më shumë motivim për kontribut: Lidhje më e qartë midis asaj që kontribuon dhe asaj që merr.

Rritja e barazisë: Mbrojtje më e mirë për grupet vulnerabël dhe një shpërndarje më e drejtë e përfitimeve.

Stimulimi i kursimeve afatgjata:Kjo reformë kërkon një analizë të kujdesshme të ndikimeve sociale dhe ekonomike për të siguruar një sistem që i shërben më mirë të gjithë qytetarëve.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Çështja Meta/ Pse Vangjel Tavo dhe Agrn Çela ja hodhën pa u lagur në SPAK?

Nga Lapsi.al Në SPAK kanë dhënë prova se nëse të fusin në shënjestër, mund të …