Balla: Do bisedoj me Enkeleidin për Presidentin e ri, nuk e njoh Berishën

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka mbajtur një konferencë me gazetarët procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Balla u shpreh se të martën pasdite do të ketë një mbledhje në Kuvendin e Shqipërisë me tre grupe parlamentare të opozitës.

Ndërkohë më datë 4 maj sipas Taulant Ballës do të jetë Seanca e parë për emrin e Presidentin.

“Do propozojmë që grupet parlamentare të opozitës. Të tre kryetarët e grupeve. Alibeajn së pari, atë të PD. Misila Doda dhe zotin Fatmir Mediu. Në një takim paraprak me qëllim që të identifikojmë për parimet kryesore për emrin e Presidentit” tha Balla.

“Seanca e parë të zhvillohet me datë 4 maj. Koha nuk është e pafundme. Procesi i konsultimeve të mbyllej brenda datës 29 prill. Tre raundet e para kërkojnë konsultime”

Për sa i përket propozimeve për emrin e Presidentit, Balla theksoi se qytetarët ftohen të japin emra konkretë për presidentin e ri.

“Qytetarët ftohen të japin emra konkretë për presidentin e ri. Nesër do të marrim propozime konkrete, ftohen edhe qytetarët. Në një formular jo më shumë se 3 kandidatë, emrat do depozitohen në një sekretari të posaçme. Tek adresa e emailit.” tha Balla.

Po ashtu edhe çdo deputet në një fletë propozimi që ruan anonimitetin mund të publikojë 3 propozime.

About Redaksia2

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply