Vota për shpirtin francez

Emmanuel Macron në krye dhe ka mundësi të dalë fitimtar në raundin e dytë kundër sfidantes Marine Le Pen. Duket përsëritja e filmit të 5 viteve më parë, që francezët nuk kishin aspak dëshirë ta shikonin. Por nëse kokteji i raundit të parë të presidencialeve franceze e me të njëjtën ngjyrë si ai i 2017, kjo nuk vlen aspak për përbërësit e tij: rezultati final përbëhet nga elementë goxha të ndryshëm dhe në pjesën më të madhe të papritur dhe surpirzues, duke filluar nga pohimet e mëdha të Marine Le Pen nga e djathta dhe Jean-Luc Mélenchon nga e majta.

Midis republikës dhe Macronisë

Le të nisemi nga i pari i klasifikuar: presidenti në fuqi Macron ka siguruar një 27.8% bindëse të votave të shprehura. Nënkupton si mbi 1 milion votues më shumë respektivisht raundit të parë të 2017, kanë dalë të votojnë për të. Zgjedhjet komunale dhe rajonaje e viteve të kaluara kishin parë pjesëmarrjen në kutitë e votimit të zbresin në një nivel të pazakontë, afër me 30% të atyre me të drejtë vote: indiferencë, protestë, ndjesi kotësie? Nuk vlen për presidencialet: respektivisht 5 viteve më parë pjesëmarrja ka zbritur po, nga 77.8% në 73,7%, por pikërisht nuk ka rënë. Gjithësesi janë 2 milion votues më pak që kanë votuar: rritja e preferencave për Macron ka një vlerë edhe më substanciale.

45 vjeçari Macron ka pritur gjatë, si një aktor i konsumuar që kërkonte goditjen e duhur për coup de théâtre, përpara se të njoftonte rikandidimin e tij për presidencën. Rikandidatura ishte e llogaritur, por zgjedhja për të pritur i ka mundur të shkëputet nga tollovitë e kandidatëve të tjerë të shumtë, të impenjuar që të dallohen për të dalë dhe, për pasojl, ulur tonet një rilançim të vazhdueshëm. Nga “lartësia” e Elizeut, Macron ka mundur të mishërojë kështu me një lehtësi të caktuar njeriun e institucioneve, gardianin e Republikës dhe të stabilitetit përpara kaosit botëror – lrizën e globalizimit, pandeminë, luftën.

Konflikti në Ukrainë ka sanksionuar suksesin e këtij operacioni: përtej konsideratave gjeopolitike, sipas të cilave Franca nuk është në listën e armiqve më të këqinj të Moskës – sigurisht jo baraz me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara – përsëritja e vazhdueshme e kontaktit negociues e Macron me Vladimir Putinin, si live, ashtu edhe me një seri telefonatash, i ka mundësuar presidentit francez që shfaqë një spesor ndërkombëtar më të lartë se ai i konkurrentëve të tij, duke u shfaqur si simbol i shtetit në mënyrë të paarritshme për rivalët e tij. Pak rëndësi ka që këtë traktativa dhe telefonata kanë qenë dështake, pak rëndësi ka që në një moment të caktuar kanë egërsuar mediat ukrainase: nga pikëpamja e fushatës elektorale dhe e imazhit presidencial kanë funksionuar. Macron ka tërhequr kështi ndonjë votë tjetër nga ish votues socialistë të moderuar, por ka arritur të fitojë sidomos ata tradicionalisht të lidhur me të djathtën goliste, sot nën etiketën e “republikanëve”: e provojnë votat e shumta sesa 5 vite më parë të fituara në territore si Vandea, Alsaca apo Normandia, ish bastione të qendrës së djathtë.

Parti pa kthim

Pra, socialistë dhe golistë: formacionet klasike të politikës franceze; mund të pyetet nëse Parisi, midis të shumtëve, do të ketë një muzeum edhe pëlr ta. Për socialistët, këto zgjedhje kanë qenë një hap i mëtejshëm drejt katastrofës. Nëse në ato të 2017 kishin parë kandidatin e tyre Benoît Hamon të ndalej pak mbi 6% – sanksion i tmerrshëm elektoral në 5 vjeçarin e François Hollande që aty mbyllej – kësaj radha kandidatja e partisë, Anne Hidalgo, është ndalur në një mjeran 1.75%, aq më tepër poshtërues pasi Hidalgo është kryebashkiakja e kryeqytetit.

Sindikatura e Parisit i ka sjellë mirë, për shembull, Jacques Chirac, që e kishte mbajtur për 20 vjet përpara se të lëshohej në presidencën e vendit; dhe është vërtetë një risi e madhe në politikën franceze, e mësuar ta konsiderojë qeverinë e qendrave më të rëndësishme si palestër të nevojshme për çdo personazh politik të dorës së parë. Në zgjedhjet e fundit administrative, socialistë dhe republikanë kishin bërë ende kulmin e kryeqyendrave dhe qeverive rajonale, në një lloj udhëtimi nostalgjik në kohë nga vitet në kapërcyellin e 2000, kur PS dhe UMP bënin kohën e mirë e të keqe në Francë, diskutonin presidencën, ndërtonin dhe kryesonin koalicione dhe përbënin serbatorin e klasës politike të vendit. Por vota e 10 prilli i ka kthyer në vend akrepat e sahatit dhe ka sanksionuar një divorc të mëtejshëm të politikës lokale nga ajo kombëtare: bashkë me Hidalgo ka rënë edhe Valérie Pécresse, kandidatja e formacionit trashëgimtar të UMP së Chirac dhe Sarkozy, që është ndaluar në 4.8%. Një rënie vërtet vertikale, duke konsideruar 20% e siguruar nga François Fillon, ish kreu i qeverisë së 5 vjeçarit të Sarkozy, akoma 5 vite më parë.

Sigurisht që do t’u ketë shkaktuar të qeshura joparisianëve që këta dy dështime mbanin markën e kryeqytetit: nëse Hidalgo është kryebashkiakja, Pécresse është presidentja e rajonit parisian Ile de France. Megjithatë, as në seksionet ku luanin në shtëpi të dy kandidatet nuk janë shkëputur nga rezultati katastrofik kombëtar: në Paris, janë Macron (35%) dhe Mélenchon (30%) ata që hapin shampanjën.

Hakmarrja e Marine?

Midis kujt mund të qeshë, që çke me të, është Marine Le Pen. Kandidatja e Rassemblement National vazhdon progresionin e saj 10 vjeçar: nga 17.9% me 6.4 milion vota të 2012, kur kandidoi për herë të parë dhe përfundoi e treta, tek 21.3% me 7.7 milion votat e 2017, kur arriti në balotazhin që humbi kundrejt Macron, deri tek 23.1% me 8.1 milion votat e këtij raundi.

Rezultati është domethënës edhe pse zbritja në fushë e polemistit Eric Zemmour, edhe më djathtas se ajo, duket e destinuar të thyente çdo shpresë fitoreje të bijës së patriarkut të së djathtës ekstreme franceze Jean-Marie Le Pen, duke e përcçarë në mënyrë të pashërueshme frontin nazional-populist apo sovranist thuajse si të duash. Lamtumirë balotazh si më 2017 apo si ai i babait në 2002. Por faktikisht jo: 53 vjeçarja Marine Le Pen është konfirmuar kandidate e “përtypshme” për fashat e gjera të elektoratit francez, midis të cilëve spikasin banorët e rajoneve punëtore, por jo etnikisht të përziera (për shembull, jo në banlieue e Parisit, e popullura nga punëtorë me të ardhura të ulëta që votojnë majtas), dhe në përgjithsë banorët e tonave ekonomikisht dhe socialisht më të margjinalizuara. Midis punëtorëve, Le Pen prek 42%, kundrejt 20% të Mélenchon dhe 19% të Macron.

Vota e Le Pen faktikisht nuk është uniforme në territorin francez, duke filluar nga një dobësi në zonat urbane: midis pak qyteteve ku ka fituar, janë gjithmonë dhe vetëm të zakonshmet dhe të voglat Calais në veri dhe Tulonit në jug, plus Perpinjanin, afër me kufirin katalanas. Por Marine Le Pen ka dalë e para në 41 departamente (ekuivaëente me provincat; Macron ka 52) të vendit; siguron më shumë se 30% të votave në zonat periurbane dhe rurale të veriut dhe të veriperëndimit të Francës, ku tashmë është shumë e rrenjosur. Tjetër zonë force: prapatoka e bregut mesdhetar, midis Bregut të Kaltër, Provancës dhe Linguadokës.

Nga ana tjetër, nëse në 2002 ardhja e Jean-Marie Le Pen në raundin e dytë presidencial kishte tronditur Europën, përveç Francës, që ishte mobilizuar masivisht duke i garantuar sfidantit tjetër Chirac 82% të votave të mira në balotazh, sot kontestuesja Macron-Le Pen zbret në fushën e kuazibanalitetit: votat e Le Pen, mbledhur me ato të Zemmour dhe të sovranistit tjetër Nicolas Dupont-Aignan, kapin 32.3% të totalit të votave të dhëna, edhe falë një peshkimi shumë të frutshëm në basenin e së djathtës tradicionale sidomos në jug: një rampë lëshimi jo indiferente në pritje të balotazhit.

Duhet specifikuar edhe se sfida Macron – Le Pen ishte rezultati më i uruar nga të dy sfidantët. Nga Macron, pasi i bindur se në një duel me Marine Le Pen do të ishte fitimtar i sigurtë: francezët që në raundin e parë nuk kanë zgjedhur as njërin, as tjetrin, sipas këtij vizioni, në raundin e dytë do të rreshtoheshin për Macron, apo maksimumi do të abstenonin. Ne jemi arësyeja, shkenca dhe kompetenca, thotë Macron: bëjeni pak juve. Por edhe Le Pen e konsideron Macron, president në fuqi i një 5 vjeçari shumë të trazuar i të cilit lëvizja e Jelekëve të Verdhë ka qenë vetëm aspekti më i dukshëm, kundrështari ideali kundër të cilit të përqëndrohej e gjitha mosdakordësia e përhapur që gëlon në shoqëri. As e djathtë apo e majtë, thotë Le Pen: raundi i dytë duhet të jetë një referendum për Macron.

Ndryshorja Mélenchon

Pavarësisht këtij dualizmi populist (të dy kandidatët kanë specifikuar se idetë “lihen menjanë” në favor të karizmës, kapacitetit dhe historisë personale) që vetëushqehet, panorama politike franceze është ndarë më dysh, bile më tresh. Sistemi elektoral presidencial më dy raunde u konceptua nga Charles De Gaulle për të favorizuar një grupim politik rreth një të djathte dhe një të majte përfaqësuese e mazhorancës së vendit dhe nga tone joekstremiste. Në këtë raund është përsëritur prishja e kësaj teorie, tashmë e verifikuar në 2017, kur qenë 4 kandidatët që morën një numër të krahasueshëm votash: Macron, Le Pen, Fillon dhe Mélenchon.

Ndoshta edhe më i papritur se afirmimi i Marine Le Pen është pikërisht rezultati i Jean-Luc Mélenchon: është kandidati i së majtës radikale që i duhet të nxjerrë në dritë në 2002 sesa mund të jetë përfaqësues sistemi mazhoritar francez. Edhe progresioni i tij ka qenë i vazhdueshëm në vitet e fundit: nga11.1% me 4 milion vota në 2012, në 19.6% me 7.1 milion vota të 2017 (arriti i katërti), deri tek 21.9 me 7.7 milion vota të këtij raundi, që i ka sjellë vetëm vendin e tretë, domethënë përjashtimin nga balotazhi.

Veç kësaj, lideri 70 vjeçar i La France Insoumise (“Franca e pamposhtur”) është vendosur në një panoramë hiper të copëzuar nga e majta. Përveç socialistes Hidalgo që në Paris qeveris në koalicion me të majtën radikale, ishte edhe lideri i të Gjelbërve Yannick Yadot: i bllokuar në një zhgënjyes 4.6%, vetëm ka konfirmuar “alergjinë” e të gjelbërve francezë për takimet e mëdha politike. Bashkë me ta, përqindjet e Philippe Poutou e Partisë së Re Antikapitaliste (0.8%), Natalie Arthaud e Luftës Punëtore (0.6%) dhe sidomos Fabien Roussel të Partisë Komuniste (2.3%) mundet vetëm të bëjë të qajë rezultatin e një vote më pak të shpërndarë, më shumë e përqëndruar tek Mélenchon, që ka dalë prapa Marine Le Pen vetëm më 1.2%.

Mélenchon ka peshkuar me sukses të madh në disa zona referimi klasike të së majtës franceze, si banlieue parisian: në shumë komuna të kurorës periferike punëtore apo me të ardhura të ulta të kryeqytetit prej 50% të konseuseve dhe tejkalon 30% brenda komunës së Parisit, duke rezultuar më i votuari në Arrondissement më popullore (të 10, 11, 13, 18, 19, 20, por edhe në 1, ndërsa të tjerët janë për Macron). Duke theksuar një rezultat thuajse në pasqyrë me atë të Marine Le Pen, kandidat i “pamposhtur” përgjithësisht ka ecur humë mirë në qytetet e mëdha (ka fituar në Marsejë, Lilë, Nantë, Tuluzë, Stasburg, Le Havre, Rouen, Montpellier, Rennes…) dhe në pjesën jugperëndimore të Francës. Ka qenë edhe i preferuari midis të rinjve: sikur të kishin votuar vetëm nën 35 vjeçarët, Mélenchon do të fitonte me 33%, i ndjekur nga Marine Le Pen me 32%. Macron ka stërfituar (39%) midis mbi 65 vjeçarëve, duke tharë në këtë rast një serbator shumë besnik ndaj së djathtës tradicionale, atë të pensionistëve, dhe është imponuar midis votuesve më të kamur – duke regjistruar rezultate diskrete edhe në fashat e të ardhurave të ndërmjetme.

Dilemat e balotazhit

Votuesit e së majtë radikale gjenden tani në situatën e gjilpërës së peshores. As edhe një votë për Marine Le Pen! – ka specifikuar menjëherë Mélenchon. Por nuk është e thënë se të tijët do të zënë qendrat e votimit për të votuar Macron. Aq më shumë që narrativa dhe politika e presidentit në fuqi gjatë këtyre ditëve janë zhvendosur pastërtisht nga e djathta.

Përkundrazi, votuesit e majtë mund t’i gjejnë aspak të çuditshme disa prej propozimeve të lideres së Rassemblement National: e imponuar mbi të ardhurat financiare, supremacia e ligjit francez respektivisht të drejtës së Bashkimit Europian, daljes së Francës nga komanda e integruar e NATO, institucion i referendumeve popullore, refuzim i traktateve të shkëmbimit të lirë, si CETA midis Bashkimit Europian dhe Kanadasë. Veç kësaj, Marine Le Pen është kthyer në koordinatat minimale të politikës europiane, paksa si kryeministri hungarez Viktor Orbàn: nuk është më për daljen e Francës nga Bashkimi Europian dhe as nga euro dhe kjo e bën të duket më pak të “rrezikshme”.

Veë kësaj, flamuri francez i France Insoumise gjatë këtyre viteve ka qenë i pranishëm në çdo manifestim kundër politikës ekonomike, sociale dhe shëndetësore të Emmanuel Macron. Nga Mélenchon e poshtë nuk është përveçse një përsëritje: fitorja e Le Pen nuk do të zgjidhë asnjë problem. Por Macron e ka përdorur apelin ndaj votës së dobishme kundër së djathtës ekstreme 5 vite më parë dhe tek e majta radikale, më pas pikërisht e mobilizuar ndaj çdo shtytjeje kundër tij, teoricienët e “më pak të keqes”, e votës për Macron që të “bëhen digë”, janë mbushur me shpulla për një kohë të gjatë me nofkën kastorë.

Nga ana e tij, Macron është i vetëdijshëm se ka një fushë shumë më të ngushtë ku të peshkojë, respektivisht balotazhit të 5 viteve më parë që përfundoi me një fitore të madhe, 2 vota në 3 për të; rreziku është ai i humbjes së busullës së “fushës së Republikës dhe të arësyes”, siç e ka quajtur ministri i Çështjeve Europiane, Clément Beaune. Do të jenë dy javë komplekse, ku të dy kandidatët do të tentojnë në çdo mënyrë të akreditohen pranë sektorëve sociale pranë sektorëve socialë që nuk i kanë votuar: “T’u çash b… të pavaksinuarve?”, ka thënë presidenti në fuqi duke ju referuar një shprehjeje të politikave të tij të luftimit të Covid. “Janë fjalë qesharake që duhen kontekstualizuar”. Kurse Marine Le Pen ka bërë tashmë me dije se nuk është më kundër një martese midis personave të të njëjtit seks, që megjithatë ka shkaktuar protesta të mëdha tek e djathta franceze.

Disa kandidatë kanë bërë një deklarim vote drejtuar Macron: janë Hidalgo, Roussel, Yadot dhe Pécresse, që kanë nënvizuar të gjithë divergjencat e mëdha politike të tyre. edhe Zemmour ka nënvizuar divergjencat e saj me Le Pen, përpara se ta ftojë të votojë për të, duke parë se “Macron ka lënë të hyjnë 2 milion to huaj”, krim i poshtër nga pikëpamja e saj. Të njëjtën ka bërë Dupont-Aignan.

Kandidatura Zemmour la dështuar, duke u ndalur në 7%, pavarësisht një vëmendje mediatike të jashtëzakonshme. Ish gazetari i Figaro mund të ngushëllohet me 22% midis pasanikëve të Saint-Tropez dhe me 27% të votave në selinë e ambasadës së Francës në Moskë (tek ne do të duhej një si Putini, kishte thënë më 2018), por paradoksalisht dështimi i saj mund të favorizojë në fakt ta pengojë Marine Le Pen si mendonte. Përballë teprimeve të kënaqura dhe fyerjeve të tjera të gazetarit, i prirur ndaj polemikës aq më shumë nëse e markës etniciste apo religjioze, Le Pen është shfaqur e përgjegjshme, e matur dhe e moderuar, deri njerëzore: në kundërshtim nga Zemmour është shprehur e gatshme t’i mirëpresë refugjatës e luftës ukrainase dhe ka denoncuar deri si kandidatët tejet “pronazistë” me Zemmour.

Lajm jo aq i mirë për Macron: kandidati i republikaënve i mundur për një qime në primaret e Pécresse, deputeti nician Eric Ciotti, ka thënë se nuk do ta votojë presidentin në fuqi. Do të jetë një zgjedhje qytetarie, por edhe qytetërimi, ka deklaruar Marine Le Pen. Mund të jetë që ka të drejtë.

(nga Aspenia Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply