Këshilltarët e PD kundërshtuan rritjen e tarifave vendore nga PS në Kuçovë, pasi asnjë e ardhur shtesë që do të vijë nga rritja nuk do të shkojë për përmirësimin e infrastrukturës apo shërbimeve të tjera, por do të përfundojë në rritjen e rrogës së tyre.
“Ky është një vendim i paprecedentë, ndoshta i vetmi në botë, ku rritja e taksave shoqërohet dhe përkthehet në xhepat e tyre dhe jo në shërbim të qytetarëve”, tha nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Kuçovës, Erion Leskaj.
Deklarata e Nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Kuçovës, Erion Leskaj
Në emër të këshilltarëve bashkiakë të PD-së Kuçovë, jam këtu për të bërë publik qëndrimin kundër këshilltarëve të PS-së për rritjen e ndejshme të taksave dhe tarifave vendore.
Ky vendim që u mor në mbështetje të plotë të anëtarëve të Këshillit Bashkiak, Kuçovë si dhe rritjen e ndjeshme të tarifave e taksave vendore.
Kjo rritje konsiderohet nga 2-5-10 për qind. Taksa që pësojnë rritje janë taksa e pastrimit, gjerlbërimit dhe ndriçimit, që për fat të keq në qytetin tonë lënë për të dëshiruar, sidomos në zonat e thellë të fshatrave.
Këshilltarët e PD-së e kundërshtuan këtë rritje pasi asnjë e ardhur shtesë që do të vijë nga rritja nuk do të shkojë për përmirësimin e infrastrukturës apo shërbimeve të tjera, por do të përfundojë në rritjen e rrogës së tyre.
Ky është një vendim i paprecedentë, ndoshta i vetmi në botë, ku rritja e taksave shoqërohet dhe përkthehet në xhepat e tyre dhe jo në shërbim të qytetarëve.
Në kushtet kur kjo bashki dhe bashkitë e tjera socialiste në vend, është e tejmbushur me personel, bashkia e Kuçovës dhe bashkitë e tjera kanë menduar për xhepat e tyre se sa për qytetarët e tyre.
Partia Demokratike do të ulë ndjeshëm taksat. Këshilltarët e saj do të luftojnë për reduktimin e taksave dhe tarifave vendore.
Ne mendojmë se paratë duhet të shkojnë tek familjet shqiptare, tek shkollimi i fëmijëve, tek kujdesi shëndetësor dhe hallet e problemet e problemet e përditshme dhe jo tek xhepat e atyre që i kemi zgjedhur për të na shërbyer.
Programi ynë zgjedhor ka në qendër të tij, shqiptarët e thejshtë dhe familjet e tyre. Programi i partisë në pushtet ka në qendër pasurimin e militantëve të saj nëpërmjet grabitjes së parave të shqiptarëve, prandaj zgjidhja e çdo kuçovari dhe shqiptari është shumë e thejshtë, të votojnë gjithë ndryshimin e mirëpritur që po vjen.
Ju faleminderit!