Alibeaj mashtron si Basha/ Robert Papa: Ftesa për në ShBA imagjinare, po ta kishte do e nxirrte

Gazetari shqiptar në SHBA, Robert Papa ka komentuar pretendimet e Enkelejd Alibeajt se ai dhe një grup deputetësh të PD kanë marrë ftesë për të vizituar Washingtonin. I ftuar në MCN TV, Papa i konsideroi këto ftesa imagjinare, duke e cilësuar Alibejn të pabesë si Basha.

Në raport me politikat e DASH, gazetari u shpreh se Departamenti do të vazhdojë politikën e shpalljeve ‘non grata’ në Shqipëri, por vitet e fundit është mposhtur dhe dashur po dashur po nxisin që edhe në Shqipëri të ketë grupime të vogla kundër politikave amerikane.

Papa: Nëse do ishte ftesë zyrtare do ta nxirrte. Deputetët mund të kenë edhe green card, pasaporta diplomatike. DASH, sektori që mbulon Shqipërinë, vitet e fundit ka dështuar me politikat e tij. Ka kërkuar që Berisha të mos jetë kryetar i PD, ka dështuar. Abuzimi me ftesa…Na trego ftesën.

Grupi parlamentar janë nga listat e Bashës dhe s’kanë shans të rizgjidhen deputet. Ata s’janë të votuar. Alibeaj po tregohet i pabesë si Basha, nën presione, joshje, ka një lloj narcizmi edhe te ai. Ai është i pavotuar si Basha. Grupimi i madh, duam apo s’duam ringjalli shpirtin e PD-së. Berisha doli sfidues, largoi Bashën, sfidoi Kim-in.

Administrata burokratike e Departamentit ka vijën e saj, por vitet e fundit është mposhtur. Dashur po dashur po nxisin që edhe në Shqipëri të ketë grupime të vogla kundër politikave amerikane. Zyrtari i thesarit dhe Escobar thane që do vazhdojë lista e non grata-ve.

Unë kam pare te Zyra e Kontrollit të Aseteve, pashë në Afganistan mijëra vetë. Ata do vazhdojnë me sanksione, a do ketë efektivitet, nuk besoj. Goditja që i bën Rakipit dhe Ndroqit, kërkojnë ta bëjnë të barazvlefshëm.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply