Lideri historik i PD, Sali Berisha tha në Çim Peka Live në Syri Tv, se gara që po zhvillohet në degët lokale është e pashembullt në vendin tonë. Berisha tha se, PD po bashkohet, ndërsa shtoi se iu dha fund kryetarokracisë.
“Rithemelim jo vetëm sa i takon organizimit, por të të gjitha vlerave të partisë, shënon fundin e kryetarokracisë. Po të vijmë sot, kjo që po ndodh, unë kam konstatuar se media nuk e ka kapuar. Cili është tipari më kardinal? Kjo garë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Janë 38 degë, asnjë kandidat nuk është miratuar nga Kryesia kolektive e PD apo ndokush tjetër, që të gjithë kanddiatët janë propozuar nga baza, apo kanë shprehur dëshirën, kanë mbushur një formular për dekriminalizimin dhe kanë garuar”,u shpreh Berisha.
Çim Peka: Kush vendosi që të ishin në listë në përfundim?
Sali Berisha: Çdo kandidat ka të drejtë të kandidojë nëse dëshiron. Nuk ka seleksionim, asnjë, përveçse nëse nuk plotësohen kushtet e formularit të cilat janë të njëjta për të gjithë. Kjo është specifika e kësaj gare, e pandodhur ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Ose mund të kandidojnë vetë, ose mund të propozohen nga anaëtarësia. Po shkohet drejt bashkimit të vërtetë. Janë shumë degë ku demokratët po bashkohen.