CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

PS rrëzon interpelancën me Ramën për Becchettin, reagon Bardhi

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, deklaroi seancën e kaluar se kryeministri Edi Rama do vinte në seancën e radhës për të dhënë llogari për gjobën 130 milionë euro për biznesmenin italian Françesko Beketi.

Deri këtu, gjërat duken në rregull pasi opozita kishte kërkuar interpelancë për këtë çështje, bazuar tek Kushtetuta. Por pas postimit të kryeministrit Edi Rama se ai nuk kishte në plan të vinte në Kuvend për interpelancë, duke shkelur hapur Kushtetutën, edhe Spiropali ndërroi qëndrim.

Në seancën e sotme, ajo hëngri fjalët e saj, duke thënë se Rama nuk vjen në interpelancë pasi ajo është propagandë dite.

“Interpelanca duhet të bazohet në të vërteta, në kontroll parlamentar dhe jo në nevojë për propagandë të ditës. Kryetari i Kuvendit ka të drejtë të mos e përfshijë interpelancë në rend dite për çështje që nuk janë në përgjegjësi të Këshillit të Ministrave. Jemi të gatshëm në çdo kohë, sillni interpelanca që janë sipas rregullore së Kuvendit. Mos merrni gjëra të pathëna, që nuk bazohen në dokumente të shtetit shqiptar. Do trajtohen interpelanca të bazuar në fakte për interesin publik”, tha Spiropali.

Më pas, edhe pse rregullorja dhe ligji e parashikon qartë, Spiropali e hodhi në votim nëse duhet të ketë një interpelancë me Edi Ramën.

Me votat e socialistëve, në mënyrë skandaloze, u vendos që interpelanca të mos zhvillohet.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kërkoi kryeministrin Edi Rama në interpelancë gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit.

Bardhi kërkoi shpjegime nga kryeministri lidhur me 130 mln eurot që ka marrë sipas tij biznesmeni italian, Francesco Becchetti, nga llogaritë e shtetit shqiptar, pas sulmeve nga qeveria dhe vetë Rama.

“Çfarë do bëjë Rama, do i fshihet Kuvendit? Boll gënjyet dhe mashtruat opinionin publik. Thuajini shqiptarëve i humbëm 130 mln euro për një veprim kriminal të qeverisë shqiptare dhe zyrtarëve publikë. Këto 130 mln po shkojnmë në xhepat e individitit ndërsa mund të kishin shkuar për pensionistët dhe rrogat. Thuajini shqiptarëve që Edi Rama është frikacak. Edi Rama sheh nga mëngjesi deri në darkë ëndrra me Xibrakën”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …