Pritje surprizë Berishës në “Opinion”

 Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, momentin e pritjes që i është bërë kryetarit të PD, zotit Sali Berisha, pak para daljes së tij në emisionin ‘Opinion’ drejtuar nga Blendi Fevziu.

Grupi i valltarëve me në krye Skënder Haklaj, qe ka hartuar dosjen per ‘K’cimi i Tropojës’ e kanë pritur kryetarit e PD me veshjet tradicionale të Tropojës ku kanë realizuar dhe fotot të cilat janë postuar nga zëdhënësja e PD, zonja Garo.

“K’cimi i Tropojës”, është bërë zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO. Etnokoreografi Skënder Haklaj, është nismëtari për ta dërguar në UNESCO.

About Redaksia

Check Also

Sa qindra mijëra euro pagoi Linda e AKSHI-t për t’u liruar?

Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Mirlinda …