Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zbuluar një detaj mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” lidhur me qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë ndaj Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Kryemadhi tha se, në nëntor të 2020, nga nivele të larta ndërkombëtare, i është thënë se Lulzim Basha nuk do të bëhet Kryeministër prandaj LSI të bëjë koalicion me PS-në.
“Më kanë thënë në nëntor 2020, nivele të larta ndërkombëtare, se Lulzim Basha nuk bëhet Kryeministër. Këtë gjë ia kam thënë edhe Bashës në atë kohë. Ne qëndruam deri në fund korrekt, e besoja deri në fund që opozita do të fitonte zgjedhjet me 25 prill, por në fakt u tradhëtuam. Janë të paktën 3 mandate të LSI që janë shitur nga komisionerët e PD të PS dhe këtë e kemi të provuar”, tha Kryemadhi.