Deklarata e fortë e Kryemadhit: Lulzim Basha shiti opozitën në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se Lulzim Basha shiti opozitën në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kryemadhi tha në emisionin “Opinion” se, numëruesit e Lulzim Bashës kanë shitur tre mandate deputeti të LSI-së. Ajo thotë se disponon proces-verbalet ku dilte fitues kandidati i LSI, por sipas saj, këto proces-verbale janë grisur pas një ore me urdhër nga Lulzim Basha.

“Besoja se opozita do të fitonte në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë bëjmë sondazhe dhe ne e dimë shumë mirë se si bëhen si sondazhet në Shqipëri që ndodh se si lëviz për shkak se njërëzit kanë frikë të deklarojnë frikën. Të paktën mund të them që tre mandatet e LSI janë shitur në tavolinë.

Numëruesit e Partisë Demokratike. Pavarësisht se suflerët e Bashës poshtë e përpjetë thonë se i kanë shitur mandatet atje. Ne disponojmë proces-verbalet e firmosura e numëruesit e Bashës dhe anëtarëve të PD që del fitues mandati i LSI dhe pas një ore me urdhër nga Basha është grisur dhe çuditërisht, kamerat kur janë kërkuar për tu parë nuk kanë punuar asnjëherë”, tha Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply