Berisha: Opozita nuk duhet të legjitimojë një proces mafioz për zgjedhjen e presidentit

Lideri historik i PD, Sali Berisha, mbajti një deklaratë për mediat pas debateve në mbledhjen e grupit parlamentar. Ai tha se, opozita nuk duhet të legjitimojë një proces mafioz për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Në mbledhje të grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktike merr fund e s’do e e njohë kurrë PD një praktikë të tillë,” tha Berisha, duke iu referuar Enkelejd Alibeajt.

“Së dyti, denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Rama për procesin e zgjedhjes së presidentit, praktikë që diskrediton institucionin e Presidencës e vetë zgjedhjen e Presidentit, praktikë kjo që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze cdo lloj pjesëmarrje në një proces të cilin në kushte normale duhet të merrnin pjesë të gjitha palët, praktikë që s’ka asnjë qëllim tjetër vec të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që do dhe që komandon.

Personalisht denoncoj këtë farsë të shëmtuar të zgjedhjes së presidentit të Republikës. Kur ajo zhvillohet me zarfe sekret brenda grupit parlamentar, si mund të jetë ajo me opozitën? Në radhë të parë përcaktohen rregullat që duhet të kenë ligjin e parë transparencën. Më thoni, kush u propozua nga anëtarët e grupit parlamentar? Ai që don Edi Rama u propozua. Ai do të zgjedhë emrin që do. Prandaj u bë sekret. Thirret edhe shoqëria civile, i thonë mos shqipto emra, por dërgo email. Kjo i shërben një narkoshteti. Opozita nuk ka lidhje me këtë proces. Nuk mund të legjitimojë opozita këtë proces,” tha Berisha.

“Unë nuk e njoh Alibeajn. Unë i quaj të paqena vendimet për përjashtimet e deputetëve. Nuk mund të pranoj vendimet e paqena,” theksoi ai.

Sa i përket një propozimi nga Komisioni i Rithemelimit, Berisha tha se: Ka idera, por sa është racionale. Mund të propozosh po të kesh vota, por kur nuk ke vota tallesh me veten tënde.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply