Berisha-Alibeajt: Nuk ke mandat! Je i zgjedhuri i Taulant Ballës, të mbajnë peng!

Grupi parlamentar i PD u mbledh ditën e sotme për të diskutuar për çështjen e presidentit të ri. Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej ditën e djeshme, por u shty për shkak të vdekjes së babait të deputetit Luçiano Boçi.

Deputetja Albana Vokshi ka kërkuar që të bëhet kërkesë në Kuvend për 5 deputetët e përjashtuar, që të cilësohen si deputetë të grupit parlamentar të PD.

Kurse lideri historik demokrat, Sali Berisha, i tha Enkelejd Alibeajt se, nuk ka mandat dhe se e mbajnë peng.

Debati

Berisha- Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga grupi parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.

Alibeaj-Vokshit: Nuk zhbëj dot unë me vullnet personal vendime që janë marrë nga organe të partisë.

Berisha-Alibeajt: Ai që ndihet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.

Alibeaj: S’jam peng i askujt.

Flamur Noka: Mos i ndërprit fjalën.

Pritet që PD të dalë me një qëndrim sa i takon ftesës së socialistëve për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply