I përzgjedhur nga Taulant Balla, Enkelejdi: Nuka jam peng, do i gris fasadën Edi Ramës!

Enkelejd Alibeaj është zyrtarisht personi që ka përzgjedhur Taulant Balla për të negociuar për çështjen e presidentit.

Pavarësisht se Edi Rama ka bërë me dije se, do e zgjedhë vetë presidentin dhe Alibeaj është një i përzgjedhur i PS në një proces fasadë, deputeti demokrat deliroi përpara medieve.

Ai tha se nuk është peng, por do të përballet me Edi Ramën për çështjen e presidentit dhe do i grisë fasadën atij. Alibeaj tha se, opozita nuk mund të ikë me bisht ndër shalë nga ky proces.

“Duhet të përballemi me Ramën, jo duke ikur, por duke ia grisur fasadën që do të bëjë me zarfe dhe shoqëri civile. Simbolizon edhe gjysmën që përfaqëson opozita. Është detyrim i opozitës ky! Duhet një proces që do respektojë figurën e presidencës”, u shpreh ai.

Alibeaj tha se do ketë një tjetër diskutim në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Ai shtoi se mbledhja do jetë e hapur për mediat.

“Sa kohë që flitet për një konsultim kolegjial për PD-në, është afërmendsh që do jetë qëndrimi final i shumicës së deputetëve”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply