Tortura shtazore në Burgun e Idrizovës, reagon Berisha: KE dhe OKB të ushtrojnë kontroll mbi këtë institucion famëzi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut. Azbi Kaba nga Peshkopia, mësohet se ka ndërruar jetë në këtë burg.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, një denoncim ka mbërritur në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në këtë denoncim thuhet se, shqiptarët që janë në burg proojnë keqtrajtime të shumëllojshme.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Situate çnjerezore ne burgun famkeq te Idrizoves.

Keqtrajtime shtazore, tortura te shumellojta fizike e psikolgjike.

Te burgosurit me semundje te renda lihen pa mjekim!

Ju bej thirrje deputeteve te parlamentit te Maqedonise se Veriut, avokatit te popullit, Komisionit kunder Tortures te KE, Komisionit te te Drejtave te Njeriut te OKB dhe te Parlamentit Europian te ushtrojne kontroll te rrepte mbi kete institucion famzi dhe te vendosin para pergjegjesise te gjithe zyrtaret pergjegjes per situaten dramatike te te drejtave te te burgosurve aty

Lexoni denoncimin e te burgosurit dixhital! sb

Pershendetje jemi disa te rinj ne Burgun famkeq te Idrizoves(shkup-maqedoni) ju lutem ju bej thirrje qe te veproni ju, jan duke na marr shendetin, kemi frik te ankohemi neper gardian sepse ngelen tu na dhen paracetamola e hapne gjumi(diazepam) rast konkret sot nje vella i joni ka nderruar jet i semur prej 3 muajsh me semundjen(kancer) te paraqitur nga doktoret ku dhe ketu i ishte nenshtruar nje operazioni kirurgjikal,shkaku i vdekjes nga mungesa e ilaceve mungesa e nencmimit te rracizmit me permbledhjen e fjalve na poshterrojn , ju lutem dua qe kete sms ta merrni per baz ta publikoni dhe fotot qe do jua dergoj ju lutem publikohini pa fytyr ju lutem te gjith shqipetarve te ngrihen per vellezerit e tyre e dim fakti qenjemi ketu nuk eshte nga e mira por cdo gje per te sakrifikuar per me pas nje kafshat buk.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply