Ukrainë, Bjellorusi, NordStream 2: një plan rajonal i Putinit

Vija të kuqe. Kështu i quan Vladimir Putin, duke ju referuar pikave limite në skakierën diplomatike, ushtarake dhe gjeopolitike që, nëse tejkalohen, nuk mund të shkaktojnë një reagim të Moskës. Presidenti i Federatës Ruse ka përmendur “red lines” dy herë gjatë javëve të fundit. Të parën, në mesin e nëndorit, në një dikutim të gjatë në televizionin shtetëror Rossija 1, gjatë të cilit ka akuzuar Europën dhe Shtetet e Bashkuara se mbajnë “një qasje sipërfaqësore përballë paralajmërimeve tona, ndaj vijave tona të kuqe”. Të dytën nja 10 ditë më pas, kur në një forum ekonomik të mbajtur në Moskë ka deklaruar se “krijimi i kërcënimeve të reja në Ukrainë do të shënojë një vijë të re të kuqe për ne”. E ka bërë në këtë rast në raport me hipotezën se qeveria e Kievit mund të mirëpresë në territorin e saj sistemin e mbrojtjes antiraketore, të furnizuar nga NATO, Aegis Ashore me lëshimin vertikal e raketave tip Mk-41, i pranishëm në Poloni dhe Rumani dhe që sipas inteligjencës ruse do të ishte në gjendje të modifikonte për lançimin e raketave me rreze të gjatë Tomahawk, teknikisht në gjendje ta arrijë Moskën në nja 20 minuta nga fronti lindor ukrainas. “Duhet të kërkojmë një kërcënim të të njëjtit lloj për t’u mbrojtur nga kush po na kërcënon”, ka shtuar Putini, i pajisur me zhvillimin e Tsirkon, raketat e para hipersonike në botë, në gjendje të godasin objektiva në 1000 kilometra largësi dhe me një shpejtësi prej 2.65 kilometrash në sekondë, të përdorshëm nga njësi detare ruse sipërfaqeje e nënujore dhe me neutralizim të vëhtirë: Putini ka deklaruar në fillim të nëntorit se marina ruse do të të ketë një bazë detare të pajisur me Tsirkon brenda mesit të 2022.

“Vija të kuqe” të tjera të kalura gjatë muajve të fundit, sipas versionit të Putinit, kanë qenë kalimi i paparashikuar i Detit të Zi më 20 tetor i dy anijeve luftarake amerikane dhe përdorimi nga ana e ushtrisë ukrainase i dronëve turq Bayaraktar dhe i raketave amerikane antitank amerikane Javelin kundër rebelëve prorusë të Donbassit. Bëhet fjalë për elementë pjesë e një kuadri më të gjerë, që shikon Rusinë të vendosur të ritheksojë kundërshtimin e saj të prerë për hyrjen e Ukrainës në NATO dhe, më gjenerikisht, praninë e forcave NATO rreth kufijve të saj. Objektivi i Moskës është që të konfirmojë rolin e saj të forcës politike dhe ushtarake hegjemone në vendet passovjetike jo ende formalisht të rreshtuar me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Dislokimi i 90000 ushtarakëve rusë në kufirin me Donbassin, me përgatitjen e mundshme të një sulmi drejt zonave të brendshme të Ukrainës, deri në Kiev, që sipas burimeve të inteligjencës të Uashingtonit mund të parashikojë përdorimin e 175000 njerëzve dhe të 100 batalioneve të ushtrisë së Moskës, duket kështu pjesë e një manovre paralajmëruese të prirur që të replikojë çfarë ka ndodhur në prillin e 2021. Në këtë rast kërcënimi i një eskalimi ushtarak çoi në samitin e Gjenevës qershorin e ardhshëm; ndjesia e përgjithshme është se edhe në këtë rast një prej objektivave të Putinit, i arritur, ka qenë ai i tërheqjes së vëmendjes së Shtëpisë së Bardhë, që të mund të hapë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Uashingtonin nëpërmjet të cilit të insistohet në kërkimin e garancive detyruese kundër ekspansionit të NATO në Lindje: pas takimit të 6 dhjetorit të dyja qeveritë kanë konfirmuar qëllimin e organizimit të një takimi të ri, personalisht, në muajt e ardhshëm.

Por nuk është vetëm Ukraina midis terreneve midis të cilave Rusia po manovron në kufijtë perëndimorë të saj: patjetër që është edhe kriza e emigrantëve e shpërthyer midis Bjellorusisë, Polonisë dhe Lituanisë. Dhe të tregojë një interes të rinovuar të Moskës edhe në zonën balltikase, gjithmonë në optikën antiNATO, një rol të rëndësishëm do të luajë edhe implementimi i gazsjellësit Nord Stream 2. Nëse hapësira gjeopolitike midis Rusisë dhe Bashkimit Europian duket fuqimisht e paqëndrueshme, kjo është falë aksionit strategjik të Rusisë: në këtë kontekst Putini, i fortë edhe nga një aleancë diplomatike e rinovuar me Kinën, duket se fiton besim gjithnjë e më të madh. Presidenti rus po i jep marshit në një moment në të cilin Gjermania dhe Franca, dy vendet kryesore të kontaktit midis Moskës dhe Bashkimit Europian, përjetojnë një moment politik pasazhi dhe transformimi, me fundin e epokës Merkel në Berlin dhe zgjedhjet presidenciale e pranverës së ardhshme në Paris: Putini mendon se në këtë fazë ngërçi politik të Bashkimi Europian zemra e strategjisë mbrojtëse të Europëa kalon nëpërmjet vendimeve amerikane, gjithmonë brenda Paktit Atlantik, dhe se imponimi i pranisë ruse në Ukrainë në periudhën afatgjatë kalon nëpërmjet një konfrontimi – ndeshjeje konstante me Uashingtonin.

Në dritën e këtyre konsideratave, mundësia që kërcënimet ruse për pushtimin e Ukrainës të konkretizohen duken për momentin të kufizuara. Nëse është e vërtetë se ekziston hipoteza të shohim të replikuara dinamikat që karakterizuan luftën ruso – gjeorgjiane të Oshecisë së Jugut të 2008, me sulmin rus e shënuar nga Moska si një lloj akti të detyruar pas ofensivës së ushtarakëve të Tbilisit në zonë, ai midis Moskës dhe Kievit është i destinuar të mbesë një konflikt i hapur, i gjatë dhe me zgjidhje të vështirë. Putini, në një shkrim prej 5000 fjalësh të shkruar me dorën e tij, të botuar në korrikun e 2021 dhe të titulluar “Mbi unitetin historik të rusëve dhe ukrainasve”, ka këmbëngulur të nënvizojë lidhjet historike, fetare, etnike dje gjuhësore midis dy vendeve dhe sa e mendon Ukrainën një rajon nga i cili Moska është e privuar padrejtësisht. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe pjesa e madhe e opinionit publik ukrainas kanë një ide ndryshe respektivisht vendosjes gjeopolitike që do të donin t’i jepnin vendit duke filluar nga pozicione totalisht të papranueshme, një eskalim ushtarak në shkallë të gjerë nuk duket për momentin tejet e mundur. Bëhet fjalë për një konflikt zgjerimi i të cilit, pas 14000 të vdekurve të shkaktuara në ditët e sotme në frontin lindor, do të shtonte kostoshumë të larta për të gjithë që do ta ekspozonin Rusinë në në konfrontim të ashpër në front, me mijëra humbje të mëtejshme humane dhe pasoja ekonomike shumë të rënda. Pikërisht për këtë duket i bindur edhe Joe Biden kur flet për “iniciativa që e bëjnë shumë, shumë të vështirë për Putinin idenë e ndjekjes” në rrugën e konfliktit të armatosur, siç u konfirmua edhe gjatë bisedës virtuale të së hënës 6 dhjetor, gjatë së cilës presidenti amerikan e ka siguruar Moskën për “masa ekonomike dhe të llojit tjetër shumë të ashpra” në rast pushtimi ukrainas. Sanksione kundër bankave më të mëdha ruse, bllokimin e konvertimit të rublave në dollarë dhe në valuta të tjera, shkurtime financiare ndaj investitorëve në borxhin rus dhe një plan frenimi të Russian Direct Investment Fund, fondit sovran rus, do të ishin midis aksioneve të konsideruara nga Shtëpia e Bardhë në rast pushtimi.

Kurse nga Biden nuk ka ardhur dhe është e vështirë të arrijë edhe në të ardhmen një impenjim formal që e përjashton Ukrainën nga mundësia e hyrjes në NATO. Pavarësisht se nuk është për momentin në axhendë një përshpejtim për hyrjen e Kievit në Paktin Atlantik, siç është nënvizuar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, është e qartë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë sot nevojën e theksimit të sovranitetit kombëtar ukrainas. “Nuk është e pranueshme të flitet për sferë influence ruse [….] NATO është një aleancë mbrojtëese, nuk është një kërcënim për askënd dhe i respekton vendimet e vendeve si Lituania, Estonia, Letonia, Polonia, që kanë dashur t’i jenë pjesë. Në të njëjtën mënyrë respektojmë vendimet e Ukrainës, që aspiron të bëhet anëtare e NATO. Kemi vendosur që do të bëhet dhe është detyra jonë, e 30 vendeve aleate, të vendosim se kur Ukraina do të jetë gati. […]. Rusia nuk ka asnjë pushtet vetoje, asnjë pushtet fjale, asnjë të drejtë të përcaktojë një sferë influence për të kontrolluar vendet kufitare”. Midis alternativave në tavolinë në rast konflikti është edhe i ashtuquajturi “opsion bërthamor”: një bllokim i sistemit të pagesave financiare SWIFT, që faktikisht do ta izolonin Rusinë nga sistemi bankar botëror. Parlamenti Euripian e ka miratuar tashmë këtë vit një rezolutë që e impenjon Bashkimin Europian të diskutojë për masën në rast të një pushtimi rus të Ukrainës, ndërsa Shtetet e Bashkuara, deri më tani më të matura respektivisht këtij eventualiteti, fillojnë të shfaqen konfirmime. E njëjta masë, kur i zbatohet Iranit si sanksion për programin bërthamor, bëri të humbasin në harkun e pak mmuajve mesin e të ardhurave për eksportin e naftës dhe 1/3 e tregëtisë së jashtme të Teheranit.

Impakti mbi Moskën, ekonomia e së cilës varet për mbi 30% nga eksporti i gazit dhe naftës, do të ishte njëlloj shkatërrimtar edhe pse, në ndryshim nga Irani, kundërgoditja e drejtpërdrejtë do të ishte menjëherë edhe nga vendet perëndimore, që ruajnë marrëdhënie të forta tregëtare me Moskën dhe janë drejtpërsëdrejti të vrarur në frontin energjitik. Në këtë kuptim, kapitulli i lidhur me gazsjellësin Nord Stream 2 është e destinuar të luajë një rol qendror.

Infrastruktura e re është tashmë gati dhe bllokimi i certifikimit në nëntor nga Bundesnetzagentur, Autoriteti gjerman për energjinë, futet me një timing thuajse tejet të përkryer në betejën në zhvillim midis Rusisë dhe Perëndimit: sipas agjencisë së shtypit Reuters, Uashingtoni do të kishte mirëkuptim maksimal me Gjermaninë mbi mbylljen e infrastrukturës çdo herë që Rusia do të pushtonte Ukrainën. Gazsjellësi, që sheh gjithmonë kundërshtimin e fortë amerikan, do ta nxjerrë jashtë tregu Ukrainën, duke e privuar kështu nga të ardhura themelore për ekonominë kombëtare, falë një lidhjeje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe Gjermanisë nëpërmjet Detit Balltik. Në të njëjtën kohë, do ta bënte Europën, që merr tashmë mbi 40% të nevojës energjitike të saj nga Rusia, edhe më shumë të varur nga Moska. Këmbana e radhës e alarmit respektivisht hyrjes në funksion të Nord Stream 2 ka rënë në tetor kur Gazpromi ka kërcënuar të ndërpresë furnizimet me gaz për Moldavinë për shkak të një vonese në pagesa, më pas i zgjidhur nga një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e parëamentit të Kishinaut, që ka autorizuar një zgjerim prej 79 milion dollarësh ligjit financiar. Duke i mundësuar kështu Moldovagazit që të paguajë Gazpromin. Pavarësisht se Rusia e ka siguruar në mënyrë të përsëtirur se nuk do ta përdorë kurrë frontin energjitik si levë politike, bëhet fjalë gjithësesi se bëhet fjalë për një konsideratë të fortë në sfondin e një skenari rajonal shumë të ndërlikuar, në të cilin Ukraina rrezikon të mbetet të luajë rolin. Aspak të lakmuar, të shtetit të përjetshëm kushinetë.

(nga Aspenia Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Trump i sigurtë për fitoren: 5 Nëntori, do të jetë Dita e Çlirimit në Amerikë

Trump deklaron si sigurtë fitoren e zgjedhjeve presidencaile të së martës. Republikani Donald Trump ka …

Leave a Reply