Djajtë e Vladimir Putinit

“Kur e dëgjon të citojë Dostoevskin, nënkupton se po hakmerret me Perëndimin”. Flet Michel Eltchaninoff.

“Ishte një njeri që kishte projekte të mëdha për Rusinë. Kishte kaluar rininë e tij në Shën Petërsburg, por edhe vitet formuese në Drezden. Raporti i tij me Europën ishte i komplokuar, për të thënë pak, disa flisnin për një raport dashuri – urrejtje. Dhe – e keni gjetur – presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Por po flasim edhe për Fëdor Dostoevski, që mbi Elbë nuk ndjehej komod si Putin – gratë tejet të shëmtuara, qyteti shumë i zhveshur, kazinotë tejet larg – por nga pikëpamja e Kremlinit, kjo është ajo që vlen më shumë për momentin”. Kështu hapet një dosje e “Süddeutsche Zeitung” kushtuar 200 vjetorit të shkrimtarit rus. Lenini tha për Dostoevskin: “Pisllëk reaksionar. Një letërsi e këtij lloji nuk më vlen fare”. Bashkimi Sovjetik i rregulloi menjëherë hesapet me Dostoevskin: tematika e tij kristiane me rezultate të hapura, me dyshime të dhimbshme, kaq e pasur me ndjenja marramendëse mëkati dhe dashurie, humbjeje dhe spiunimi, ishte e patolerueshme si profesionet me fe antisocialiste të romancierit të madh. Homo Sovieticus që Stalini donte të farkëtonte ishte në antipodet e universit shpirtëror dostoevskian dhe autorit të “Krim e ndëshkim” u katandis midis “reaksionarëve” të dënuar me harresë: midis 1935 dhe 1955 ndalohe nga shkollat dhe nga universitetet; monografi themelore si studimet e Bachtin (teoricienit të polifonisë së romanit dostoevskian) mbesin në arka dhe Bachtin do t’i duhet të përqëndrohet mbi një katedër letërsie në një qytet të humbur të Mordovias, në Sharansk.

Disa romanë, si “Djajtë”, “Idioti”, “Vëllezërit Karamazov”, nuk shtypen më; i njëjti fat i rezervohet “Ditarit të një shkrimtari” (ku ndodhen sulmet më të ashpra dhe më eksplicite ndaj radikalizmit revolucionar dhe zëdhënësve letrarë të tij); ndalohen “Kujtimet nga një shtëpi të vdekurish”, pas burgu i përjetshëm carist (katorga) do të mund të kujtonte ferrin e Gulagut. Njeriu që do të donte të përcillte në Federatën Ruse madhështitë sovjetike ka çuar në fakt Dostoevski brenda në Kremlin. Dhe kështu, Rusia sot celebron monumentet e rij, duke i kushtuar stacione metropolitane, rrugësh dhe sheshesh, duke organizuar ekspozita dhe spektakle teatrore, konkurse letërsie dhe mbrëmje kinematografike. Në Shën Petërsburg një autobuz mban brenda portretin e Dostoevskit. Në Moskë Putini sapo ka vizituar një muzeum të restauruar në një apartament ku shkrimtari ka kaluar fëmijërinë e ti. Prej disa vitesh, romanet e Dostoevskit janë përshtatur si seriale televizive. Më shumë se kurrë, Dostoevskij është më i afërt se kurrë, një bashkëbisedues, një bashkëkohës.

Marguerite Souchon sapo ka botuar “Zotin e Dostoevskit”. Qe aty, në burgun siberian, ql shkrimtari rizbuloi krishtërimin. Në kthimin e tij në Shën Petërsbur, në karantinë, Dostoevski kupton se socializmi i rinisë së tij ka vdekur dhe ateizmi bëhet në sytë e tij kërcënimi më i madh ndaj qytetërimit, “burimi i të këqijave të reja dhe shkatërruese në Rusi”. Dhe Vladimir Putini kësaj jave e citon në një intervistë për Rossiya-1. “Dostoevski ka thënë se “liberalët tanë janë lakenj të gatshëm që të pastrojnë cizmet e dikujt”. Megjithatë, nuk është liberalizëm i vërtetë”. Në javët e mëaprshme, nga Valdai i Sochi, Putini i ka dhënë një sulm kulturor vdekjeprurës kulturës perëndimore. Michel Eltchaninoff, kryeredaktor i “Philosophie Magazine”, autor i librit “Inside the mind of Vladimir Putin” dhe që në janar në Francë do të botojë “Lénine a marché sur la lune”, prej vitesh studion mentalitetin e presidentit rus, përveç se i kushon shkrime të ndryshme për Dostoevskin. “Vladimir Putini, në diskutimin e tij për Valdai Club m[ë 21 tetorin e kaluar, përpara ekspertëve të Rusisë të të gjithë botës, ka mbështetur pa ambiguitete se Perëndimi ka dështuar dhe ka kryer gabime nga fundi i Luftës së Ftohtë”, shpjegon për “Il Foglio” Eltchaninoff. “E ka konsideruar se distanca historike 30 vjeçare nga fundi i Bashkimit Sovjetik i mundësonte që të nxirrte mësime përfundimtare, nga këtu toni shumë i përkëdhelur që ka përdorur. Sipas tij, Perëndimi thjesht ka zgjedhur rrugën e gabuar. Në terma të politikës ndërkombëtare, euforia e fitimtarëve të Luftës së Ftohtë, ndjesia e tyre se janë mbi Olimp, ka mbaruar në një zhgënjim mizor. Vladimir Putibi ka përpunuar kështu dy luftërat e kryera nga Shtetet e Bashkuara jashtë kufijve të tyre.

Sipas tij, dy dështime në Irak, me lindjen e Daeshit dhe sidomos në Afganistan, të cilin ushtria amerikane i është dashur ta lërë të bjerë sërish në duart e talibanëve. Në radhë të dytë, në planin ekonomik e social, rritja e pabarize në Perëndim, edhe pse Vladimir Putini harron ta nënvizojë se këto janë shumë më të qarta në vendin e tij, shpjegon tensionet tek të cilat po asistojmë: frustrime, manifestime zemërimi ndja masave shëndetësore, manifestime “ekstremizmi” (ky është termi që i ka mundësuar drejtësisë të ndalojë aktivitetin e fondit antikorrupsion të Alexei Navalny, duke ja asimiluar lëvizjen e tij islamistëve ultraradikalë dhe ultra të djathtë). Përkundrazi, Putini sugjeron se Rusi është në një situatë shumë më të qëndrueshme. Në radhë të tretë, ideologjikisht, për Putinin, Perëndimi i ka tradhëtuar parimet e tij. Duke ju referuar mungesës së bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër pandemisë, Putini i ka dhënë një goditje egoizmit të shteteve perëndimore. Deri ka thirrur: “Por çfarë u ka ndodhur parimeve humaniste të mendimit politik perëndimor? Në realitet, po e kuptojmë se nuk ka asgjë, vetëm llafe”. Akuza për hipokrizi nga ana e Perëndimit është e zakonshme në gojën e presidentit, që prej dekadash i kritikon “standardet e dyfishta” perëndimore. Në thelb, sipas tij, fjalët e bukura shërbejnë vetëm për të fshehur projektet e pushtetit dhe kap rastin për të riafirmuar pozicionin rus (dhe kinez) e supremacisë së sovranitetit kombëtar. Ideologjia e globalizmit pa kufinj, sipas Putinit, ka vdekur me Covid-19. Sipas tij, kjo humbje e Perëndimit ka një bazë morale dhe shpirtërore”.

Në Sochi, Putini sapo ka sulmuar woke dhe e ka krahasuar me leninizmin. Një personazh dostoevskian idealist dhe cinik njëherazi? “duke sulmuar me gjoks ideologjinë woke, rilindja e luftës kundër diskriminimit raciar dhe gjinor në vendet perëndimore, Vladimir Putini po çdramatizon lufton kundër një Perëndimi që beson se po çmendet”, vazhdon për “Il Foglio” Eltchaninoff. “Në Rusi “vlerat tradicionale” sanksionohen nga kushtetuta e re. Presidenti ngutet të kritikojë dëshirën e vendeve perëndimore për të vendosur “një diskriminim të ndryshëm nga mazhoranca në interesin e minorancave”, “kërkesën e refuzimit të nocioneve themelore si nëna, babau, familja apo edhe dallimi midis sekseve”. Duke afirmuar, si gjithmonë, për t’i “quajtur gjërat me emrin e tyre”, presidenti rus thekson se kjë lëvizje e mohimit të gjinisë “është thjesht në kufirin e një krimi kundër njerëzimit”. Ky tip indinjimi nuk është aspak befasues për njeriun, që në epokën e ofensivës konservatore të tij në vitin 2013, po në Valdai Club, afirmonte mbi Perëndimin: “Po ndjek një politikë që vendos në të njëjtin plan në familje me shumë fëmijë dhe një çift të të njejtit seks, besinim në Zot dhe besimin tek Satanai. Teprimet e politikisht korrektes po na bëjnë që të marrim në konsideratë serioze mundësinë e një oartie qëllimi i së cilës është propaganda pedofile”. Gjëja më origjinaële e diskutimit të tij është se nuk bazohet vetëm mbi leximet dhe bindjet e tij personale apo mbi ato të bashkëqytetarëve të tij, por mbi përvojën historike të Rusisë. Thekson se ajo që po ndodh sot në Perëndim me lëvizjen woke, Rusia sovjetike e ka kaluar në vitet Njëzet e shekullit të kaluar. Është e vërtetë se pas luftës civile dhe e komunizmit të luftësm nga 1918 deri më 1921, Politika e Re Ekonomike (NEP), duke i dhënë pak frymëmarrje biznesit privat dhe shoqërisëm qe rasti për një rigjallërim kulturor, aritstik e social të paprecedent. Përmbysja e familjes borgjeze qe një prej objektivave pararojë. Në disa qarqe, liria seksuale ishte e ekzaltuar, por është një ekzagjerim i madh ta ngatërrosh këtë lëvizje emancipuese me kulturën e sotme woke, që përqëndrohet mbi të drejtat e minorancave etnike, seksuale apo gjinore. Duhet nënvizuar edhe se ka qenë stalinizmi më i rreptë e më kriminal ai që e ka mbyllur këtë parantezë të magjepsur me histori sovjetike. Me pak fjalë, ideja se Rusia e ka përjetuar tashmë momentin e saj të rizgjimit – dhe se ka dalë prej tij – është shumë anakronike”.

Putini luan me skepticizmin rus mbi oksidentalizimin nga koha e Jelcinit? “Shumica e rusëve e miraton politikën e Putinit në vitet ‘2000, që konsistonte në afirmimin e autoritetit të shtetit – pse jo edhe represionit të çdo forme të jetës politike të lirë – boll që që të ishte e shoqëruar, falë me rritjen e çmimit të lëndëve të para të eksportuara nga Rusia, prej një rritjeje të nivelit të jetesës. Më pas Vladimir Putini ka fryrë në krahët e nacionalizmit rus duke aneksuar Krimenë në 2014 dhe duke u paraqitur si aktor i politikës ndërkombëtare. Një erë histerie nacionaliste fryu atëhere mbi vend. Por pasi ka premtuar, për t’u rizgjedhur, “njër Rusi për popullin”, dhe pasi ka parë pak rezultate nga një politikë më sociale, rusët tani janë më shumë të zhgënjyer. Nuk besojnë më në vëzhgimet provokatore të Vladimir Putinit, pas niveli i jetesës po ulet. Përkeqësimi i situatës shëendetësore prej Covid-19, të cilën vendi po e përjeton aktualisht, i detyrohet ngurrimit të 2.3 të popullsisë për t’i besuar vaksinës, megjithëse po paraqitet si një fitore kombëtare. Me pak fjal, retorika antiperëndimore e Putinit duket se i drejtohet më shumë vendeve të huaja, që mbesin të mahnitura nga bad boy i politikës ndërkombëtare, pa njohur realitetin e vendit – varfërim, korrupsion elitash, drejtësi në urdhërat e popullit, asgjësim i lirive publike”.

Nga Dostoevski tek Solzhenitsin, Putini i referohet kësaj tradite konservatore ruse. Filozofë që kanë mbështetur Perëndimin racionalist dhe materialist po korruptonte pastrëtinë shpirtërore të Rusisë. “Perëndimi e ka eksportuar këtë virus antikristian në Rusi”, ka shkruar Ilyin. “Në tetor Vladimir Putini ka riafirmuar doktrinën e tij të konservatorizimit të temperuar, duke u kapur pas degës më antiperëndimore të mendimit rus”, vazhdon Eltchaninoff. “Ka cituar emrat e filozofit të emigruar dhe ndjekës të një demokracie për aklamacion, Ivan Ilyin, mendimtarit euraziatik Lev Goumilev dhe Nikolai Berdiaev (gjerësisht i mbiinterpretuar, deri i tradhëtuar). Merr qëllimisht këtë pozicion antiprogresist. Më 11 nëntor ka vizituar Muzeun Dostoevski në Moskë në 200 vjetorin e lindjes së tij. Në shërbimin e telexhornales së kanalit të parë, vetëm dy citimet e romancierit janë evidentuar. I pari i akuzon europianët, i dyti i kritikon liberalët, domethënë demokratët. Një këshilltar i presidentit vëren se ky i fundit e lexon shumë “Ditarin” e shkrimtarit. Megjithatë, këto kronika, që shpesh janë politike, nacionaliste dhe antiperëndimore, përfaqësojnë vetë një pjesë të veprës së Dostoevskit. Në fundit e jetës së tij, për shembull, romancieri kërkoi që të pajtojë shpirtin rus dhe shpirtin europian, nën egjidën e Pushkinit. Romanet e tij janë polifonikë dhe (fatmirësisht) shumë më të thellë se një ekzaltim i thjeshtë i shpirtit rus kundër Europës dekadente. Ky instrumentalizim i një autori të pafundëm si Dostoevski tregon se presidenti rus përdor vetëm një pjesë të kulturës së pafundme ruse për të zhvilluar ideologjinë hakmarrëse të tij kundër Perëndimit”.

Pasi ka shpjeguar se Rusia mbetet “një vend spiunësh dhe gardianësh”, regjisori i famshëm tetaror rus në “Novaya Gazeta” (gazetën që ka fituar Nobelin e fundit për Paqen) Konstantin Bogomolov sapo ka lançuar një diatribë të gjatë kundër Perëndimit. “Ndodhemi në fundin e një treni të çmendur të drejtuar në një stil ferri Hieronymus Bosch ku do të pritemi nga djaj multikulturorë dhe me gjini neutrale. Gjithçka që duhet të bëjmë është të shkëpusim vagonin, të bëjmë shenjën e kryqit dhe të fillojmë të ndërtojmë në botë të vjetër. Për të rindërtuar Europën tonë të mirë të vjetër, Europën që kemi ëndërruar, Europën që kemi humbur. Europën e të shëndoshëve nga mendja…”.

Në Bashkimin Sovjetik nuk kishte vend për gjithë këtë pesimizëm dostoevskian, luftën persekutore midis të mirës dhe të keqes. Putini e ka fiksuar flamurin përpara Katedrales së Shën Vasilit.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e biznesmenit të kompanive të sigurimeve në qendër të Nju Jorkut

Një burrë është arrestuar për vrasjen e një shefi të kompanisë së sigurimeve të SHBA-së …

Leave a Reply