Lideri historik i PD, Sali Berisha listoi për ndjekësit në median sociale katër arsye përse duhet të jenë në protestën e sotme në orën 16:00.
ARSYET
- Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon ta ndjekë politikën e shefit të tij!
- Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi që të konkretizohet!
- Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.
- Kosova ka akoma plagë të hapura, për të cilat Vuçiç është nga përgjegjësit kryesorë. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në lufte, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të.