Replika e Bashës në seancën e Parlamentit

Legjitimitetin nuk ta japin milionat e grabitura në dogana, legjitimitetin nuk ta jep as vota  e blerë me paratë e oligarkëve apo të krimit të organizuar, as non grata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Legjitimiteti në këtë vend duhet të burojë nga qytetarët. Dhe që të burojë nga qytetarët hapi i parë është që të kemi një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Përmes një procesi të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, shqiptarët me 25 prill juve ju kanë shkarkuar. Ju kapeni pas 3 faktorëve. Pas bashkëpunimit të hapur me krimin e organizuar për të cilin jeni shënuar në të gjitha raportet përkatëse, pas korrupsionit galopant që ju ka pasuruar disa prej jush keni hyrë madje edhe nga shoqëria civile dhe jeni sot multimilionerë dhe përmes bashkëpunimit të hapur apo të fshehtë të Trekëndëshit të Bermudës. Kështu që e vetmja detyrë që ne kemi është që me mobilizimin më të madh të asaj pjese dërrmuese të shoqërisë që nuk ju sheh dot më me sy t’ua shkurtojmë orët një orë e më parë. Për momentin duket sikur e keni kaluar lumin dhe jeni mbi disa kuaj, mbi kalin e korrupsionit që vazhdon të përditë dhe që i kanë neveritur deri në palcë shqiptarët, edhe socialistët e ndershëm. Mbi kalin e krimit të organizuar që  prapë e keni futur këtë edhe në parlament.

 

Dhe mbi përpjekjen tuaj për t’i shtuar këtyre dy armëve tuaja kundër mirëqenies së shqiptarëve korrupsionit dhe  politikanëve të inkriminuar dhe bashkëpunimin e Trekëndëshit të Bermudës. Por, kjo e fundit do’ju lidhë pazgjidhshmërisht edhe në fundin tuaj. Sepse standardet e vendosura në luftën kundër korrupsionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të jenë të ndryshme. Ajo që ka ndodhur në familjen tonë politike, ajo që keni parë nuk është një proces deligjitimimi, por legjitimimi më i lartë, pastrimi i një force politike nga mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit.Ndërsa asjo që ju jeni për momentin nuk është shprehja e aspiratave të socialistëve shqiptarë për një shtet social me taksa të larta dhe shpenzime të larta publike krejtësisht në kundërshtim me bindjen tonë si Parti Demokratike, si pjesë e Partive Popullore Europiane por në fund të fundit një debat ideologjik që zgjat prej dekadash edhe në Europë. Jo! Ju jeni landfilli ku mblidhen bashkë interesat e krimit të organizuar, interesat e korrupsionit dhe kështu qëndroni krah më krah njëri-tjetrit dhe të shkuarës më të shëmtuar 30-vjeçarë të këtij vendi. Ndaj kur të merrni këtë foltore dhe të flisni për legjitimitetin e Partisë Demokratike mbani mend 2 gjëra. Kartat me të cilat hytë në këtë parlament jua keni djegur në dorë. Tani shqiptarët do t’ju djegin edhe ju si kartat e fundit të korrupsionit, të krimit të organizuar, armiq të përbetuar të  mirëqenies  së tyre. Zotimi ynë eshtë që ta bëjmë ëtë një orë e më parë.

 

Ta bëjmë këtë si një shoqëri europiane duke u mundësuar shqiptarëve  një orë e më parë rikthimin te kutitë e votimit pa sigurimin e shtetit të ringjallur si rrjeti i patronazhistëve, pa policinë e keqpërdorur dhe krerët e policisë në shërbim të krimit të organizuar, pa burimet shtetërore dhe nënpunësit civil në terror ata vetë, familjarët e tyre, mësuesit, punonjësit e arsimit e shëndetësisë me një sistem shëndetësor i cili nuk e ndëshkon votën e qytetarëve por e barazon atë. Me kritere të forta për kandidatët në mënyrë që ata që marrin përsipër të përfaqësojnë socialistët apo demokratët të mos jenë në fakt kukulla as të krimit dhe as të oligarkisë. Ndaj prioriteti ynë kryesor është dhe mbetet ndryshimi me themele i Kushtetutës, i sistemit zgjedhor, i ndarjes territoriale si vegla dhe instrumenta për të jetësuar këtë aspiratë të shqiptarëve për një qeveri që buron nga vota e tyre dhe u shërben atyre dhe jo një kastë sundimtarësh, një grusht pushtetarësh, një Trekëndësh të Bermudës që sidoqë të shkojnë punët për çdo familje shqiptare, prapë se prapë vetë vetëm pasurohet më shumë, i shpëtojnë drejtësisë dhe vazhdojnë të mbajnë njëri-tjetrin në këmbë. Deri dje  ujërat kanë qenë të turbulluara, sot janë të pastra. Kurrë më parë nuk k më e qartë ndarja në politikën shqiptare.

 

Nga njëra anë një Pari Demokratike e vendosur të lërë pas të shkuarën jo si parrullë por me shpirtin e vetëkritikës, përgjegjësisë dhe pendesës për kostot që i kemi shkaktuar qytetarëve shqiptarë. Dhe nga ana tjetër një përpjekje për t’u mbledhur të gjithë bashkë dhe për të ruajtur këtë status quo, për ta mbajtur Shqipërinë kështu siç e doni ju pa demokraci, pa gjykata, pa ekonomi, pa media, pa fjalë të lirë, pa shpresë për rininë, pa shëndetësi e jo më pa shëndetësi falas, pa arsim, pa zhvillim vetëm e vetëm të vazhdoni ta pickoni, ta kafshoni e ta trajtoni si plaçkën tuaj. Kjo ndarje e qartë është edhe ndarja e qartë në shoqëri. Ju jeni pakica absolute, ju jeni ilegjitimët, ju jeni ata që keni uzurpuar pa asnjë të drejtë dhe kundër çdo të drejte vendimmarrjen në këtë vend, që keni shkatërruar bashkëjetesën demokratike, që keni vrarë shpresën e sipërmarrjes për konkurrencë të lirë. Ju jeni  vrasësit e vërtetë të atyre fëmijët e të cilëve tani doni t’i mëkoni me gjoja  shëndetësi falës ku në fakt keni vite që e  premtoni për të gjithë shëndetësinë.  Jo sepse shkrepët gishtëzën e një pistolete, por sepse keni kohë që keni shaluar mitralozin e korrupsionit.me të cilin grini ditë e natë xhepat e shqiptarëve, shpresat e të rinjve, ekonominë e vendit. Ndaj dua ti kujtoj çdo shqiptari, se arsyeja e vetme pse ndodhemi në këtë sallë të përdhosur nga masakra zgjedhore, arsyeja e vetme pse ndodhemi në këtë angazhim është që ti japim një shans të fundit kësaj salle t’jua kthejë ju atë që ju ka vjedhur prej kohësh, shanset për të jetuar një jetë normale në një vend normal. Korrupsioni është armiku numër një i mirëqënies të shqiptarëve dhe lufta kundër korrupsionit është prioriteti numër një i Partisë Demokratike. Ndaj prej kohësh në këtë parlament është depozituar iniciativa për vettingun e politikanëve. Vettingu i politikanëve bëhet pikërisht për të luftuar korrupsionin, armikun e mirëqënies së shqiptarëve. Vettingu i politikanëve e ndan shapin nga sheqeri, i bën boshe retorikat, tregimin me gisht dhe tregon me të vërtetë kush nga ne këtu hyri me xhepat bosh e sot krekoset në majë të luksit të ndërtuar mbi vjedhjen e shqiptarëve. Kush nga ne këtu ka qenë dhe mbetet, jo shërbëtor i zonës elektorale në të cilën ka shërbyer, por bedel i krimit dhe oligarkisë. Vettingu i politikanëve është rruga e vetme që në kohën më të shkurtë të mundshme të riparojmë defektet e kapjes dhe paralizës të sistemit të drejtësisë nga tradhtia dhe projekti i qëllimshëm i Edi Ramës për ta paralizuar atë, duke bërë të mundur që gjithsecili të paraqitet me detyrim para SPAK-ut dhe të tregojë shokët dhe pasurinë e vet.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply