Ish-deputetja e LDK: “Ballkani i hapur thikë pas shpine për Kosovën”

Ish-deputetja e LDK në Kosovë, Melihate Tërmkolli e pranishme në protestën qw po zhvillohet në Tiranë, e quajti një thikë pas shpine për Kosovën, projektin e ‘Ballkanit të hapur’.

“Një thikë pas shpi kosovës e shqiptarëve. Sot ne, këtu dhe gjithnjë do ta kundërshtojmë me gjithë fuqinë tonë, dhe nuk është e vogël. Fuqia e popullit është e madhe. Do ta kundërshtojmë këtë pakt, që do të thotë një Jugosllavi e re, përpjekja e fundit e Vucicit të realizojë planet projektet. Kjo nuk do të ndodhë, është kalaja Koosvë dhe janë shqiptarët këtu e kudo, Vucic.. A e di ju është Vucic është ndër kritikuesit më të mëdhenj të Miloshevicit, sepse nuk e prëfundoi punën, nuk i shfarosi shqiptarët për të marrë Kosovën. Nuk do të ndodhë!. Kam dëgjuar të thonë se nëse Serbia e pranon Kosovën ne do pranojnë Ballkanin e Hapur, kurrë!

Edi Rama bën mirë ta shpallë nul këtë pakt. Nuk e duron Kosova këtë pakt. Ne kemi vetëm një pakt, e një lidhje direkte me SHBA dhe Evropën e Perëndimin. Kjo është lidhja jonë. Ata politikanë, drejtues që janë kombëtarë s’ka si mos jenë pro amerikanë.

Shqiptaria ka dy liderë e prijës historik, të madhin Presidentin doktor Ibrahim Rugova, dhe liderin historik e aktual, të madhin Sali Berisha. Faleminderit për këtë protestë, ne jemi këtu e këtu do të jemi përherë sa herë që cënohet kombi ynë, ne do të jemi gjithmonë bashkë”, u shpreh Tërmkolli.

About Redaksia

Check Also

Qeveria asnjë plan për krizën demografike, si po shkon Shqipëria drejt plakjes

Shqipëria nuk ka një dokument të vetëm strategjik që të adresojë në mënyrë të integruar …

Leave a Reply