Mijëra demokratë nisin protestën nga selia e PD

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Selinë e PD ku mijëra demokratë janë grumbulluar dhe janë nisur drejt Kryeministrisë ku do të zhvillohet protesta.

Berisha mbajti një fjalim të shkurtër para mijëra demokratëve.

Ai i pyeti gazetarët më ‘më gjeni pak deklaratat e Bashës kundër Ballkanit të Hapur”, dhe më pas është përgjigjur vetë duke thënë “a nuk ka”.

“Dua të përshëndes shumë përzemërsisht të gjithë shqiptarët sot që bashkohen në protëstën e aprë më të fuqishme për mbrojtjen e interesit kombëtar të shkelmuar nga regjimi i kreut të Meduzës, Edvin Rama. Jemi kundër aleancës trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup. Është kundër kësaj aleancë të mishëruar në atë që quhet Ballkan i Hapur, por në fakt kundërshtohet nga 3 vendet e tjera të Ballkanit, por konsiderohet aleancë e rrezikshem dhe nga Kroacia. Kemi të bëjmë me një qëndrim për mbrojtjen e interesit kombëtar të shqiptarëve që është integrimi në BE. Kjo nisëm i kundërvihet në mënyrë të paskrupplt nismës së Berlinit, e frymëzuar nga Aleksandër Vyçuciç, dhe vëllai i tij siamez, Edi Rama”, tha Berisha.

Gazetari: A po i tregon forcë Bashës?

Ballkani i Hapur u themelua nga Vuçiç në Novisad. Por nëse ka një gjë të rëndë që Lulzim Basha, tradhëtoi njësoj si pengëmarrësi i tij është pesha kombëtare. Më gjeni deklaratat e tij për Ballkanin e Hapur?. Apo nuk egzistojnë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply