Sot në orën 16:00, protestë e fuqishme kundër paktit Rama – Vuçiç

Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka thirrur sot një protestë të fuqishme në orën 16:00 për aferën e inceneratorëve, e cila konsiderohet si vjedhja më e madhe që i është bërë shqiptarëve në 30 vjet, si dhe kundër “Open Balkan” të Rama-Vuçiç, që konsiderohet projekti më anti-shqiptar.

Protestuesit do të grumbullohen në orën 16:00 te selia e PD dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Protesta përkon me vizitën e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit në detyrë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Policia e Shtetit pritet të angazhojë disa qindra trupa policore lidhur me protestën e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, pasditen e sotme në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Zyrtare/ Shtetet e Bashkuara i shpallin luftë krimit të organizuar në Shqipëri, kupola e të cilit është në Kryeministri

Ambasadori amerikan Wendt e nis mandatin në Shqipëri në një kohë kur vendi po përballet …

Leave a Reply