PD kundër shtyrjes së ligjit për investimet strategjike. Tabaku: Ligj për oligarkë që vjedh pronat në bregdet

Vjedhje strategjike, PD kunder shtyrjes se ligjit per investimet strategjike. Jorida Tabaku: Ligj per oligarke qe vjedh pronat ne bregdet.

📍📍📍Në vitin 2015 qeveria Rama 1 miratoi një nga ligjet më korruptive dhe që i hapi rrugë edhe ligjërisht krijimit të oligarkisë ekonomike në vend.

Ligji Investimeve Strategjike u kundërshtua nga opozita dhe në emër të saj unë dërgova në kuvend një amendim të këtij ligji në lidhje me çështjen e pronësisë.

Sipas ligjit, e drejta e pronësisë së tokës do të njollosej pasi investitorit strategjik i jepej një ndihmë e padrejtë në raport me pronarin e tokës. Duke cenuar një nga bazat e tregut të lirë dhe kapitalizmit, atë të kapitalit të tokës.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, ndër të tjera, evidentonte se problem i Ligjit të Investimeve Strategjike është se korrupton logjikën investuese dhe nuk është aspak miqësor me investitorët e huaj. Kështu neni (që u kundërshtua nga opozita) në lidhje me shpronësimin e tokës private të pronarit nga shteti për interesat e një privati tjetër, nuk është eficent dhe dobiprurës.

Deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë investitor të rëndësishëm të huaj që të jetë bërë përfitues nga ky Ligj i Investimeve Strategjike që i heq të drejtën e pronës pronarit.

Dobia e këtij Ligji mbetet vetëm ajo e vjedhjes dhe abuzimit me pronat e qytetarëve si dhe me ndërtimin e rezorteve turistikë në toka që u merret pronarëve për hiçgjë.

Këto nuk janë investime strategjike pasi e gjithë kjo është një maskim për atë që realisht po ndodh në këtë vend; vjedhje me ligje dhe procedura në kurriz të pronarëve dhe shqiptarëve.

Nën frymën e vjedhjes me ligje dhe parlament qeveria është angazhuar për të kurorëzuar disa skema abuzimi ndaj pronës private dhe asaj publike.

Të gjitha këto lëvizje bëhen ndërsa zyra e kadastrës në jug të vendit ka ndërruar drejtuesin e hipotekës më shumë se sa vite qeveri ka kjo mazhorancë.

Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik aty ku nuk respektohet prona edhe e drejta e pronës, kjo është ABC-ja e kapitalizmit dhe zhvillimit ekonomik.

Nuk mund të ketë një ekonomi në shërbim të qytetarëve kur oligarkia gllabëron tokat e shqiptarëve, tokat e pronarëve privatë dhe tokat e shtetit në kurriz të shumicës.

Nuk ka logjikë ekonomike shtyrja në kohë e këtij ligji që ka prodhuar më shumë beton, më pak zhvillim.

E vetmja logjikë në përputhje me shtyrjen në kohë të këtij ligji është ajo e oligarkisë politike.

Ta mbajmë shqiptarin e mesëm më të shtypur dhe shqiptarin e varfër më të varfër për të pasuruar ministrat, kryeministrin, sekretarët e ministrive dhe kryesekretarin e tyre në kryeministri dhe padyshim pjesën tjetër oligarkinë dhe krimin e orgnanizuar që është mes dy të parëve si veshka mes dhjamit.

#tirana2021 #koncesionet #Sipermarrje #oligarkia #opozita #partiademokratike #taksat #shqiperia #biznesi #pronat #investimet #investimetstrategjike #DASH #departamentishtetit #ligjiinvestimevestrategjike #investigime #amendamente #parlament #politike #partiademokratike

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply