“Open Balkan”/ Edita Tahiri: Rama po rehabiliton Vuçiçin

Ish-kryenegocatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe.

E ftuar në emisionin Pressing në T7, Tahiri komentoi edhe iniciativën e Ballkanit të Hapur, të cilën ka thënë se Vuçiç po e përdor në favor të vetes.

Ajo ka përmendur zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë, ku zyrtarët e Republikës Serbe kanë filluar procedurat për shkëputje nga autoritetet qendrore të Bosnjës e Hercegovinës, duke i quajtur shumë shqetësuese këto zhvillime.

Tahiri: Serbia po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe. E shohim tentimin për destabilizim serioz të Bosnje e Hercegovinës.

Gjithashtu Tahiri thotë se takimet me Ramën i konvenojnë Vuçiç i cili del si person që është i hapu për bashkëpunim para ndërkombëtarëve.

Tahiri: Vuçiç po shkon në Tiranë e po takohet me Ramën po buzëqesh duke e ndryshuar imazhin e tij ndërkohë që Ballkani po dridhet.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply