Vetëm të zeza i vijnë Shqipërisë nga regjimi i Edi Ramës

Nga Bardh SPAHIA

Skandalet e këtij rregjimi garojnë me njëra-tjetrën për nga niveli i demit, që u bëhet qytetarëve shqiptarë dhe asnjë reflektim edhe pse kaluan 24 orë. Dekonspirimi i listës së të punësuarve në sektorin publik e atë privat është një tjetër dëshmi se sa të rrezikuar janë qytetarët e këtij vendi nga ky rregjim, që përvec taksave, u keqpërdor edhe të dhënat personale. Sepse Edi Rama nuk ka as edhe konceptin më bazik, se cfarë do të thotë shtet dhe si duhet të funksionojë. E konsideron një zgjatim të partisë dhe e përdor për nevoja elektorale.

A nuk ishte Edi Rama që i mbrojti në mënyrë të përsëritur me zë e figurë patronazhistët, të cilëve u ishin vënë në dispozicion të dhënat më sensitive, ID, nr cel e adresa e banorëve të kryeqytetit?

E qëllimshme apo për të mbuluar skandalet në proces apo vjedhje të reja që po u bëhen shqiptarëve, dalja e të dhënave të 630 mijë shqiptarëve tregon se shteti i Edi Ramës ka rënë dhe përvec të zezave, asgjë e mirë nuk u vjen qytetarëve të këtij vendi prej tij.

About Redaksia

Check Also

Ku do jetë bastardi Veliaj më 18 dhjetor 2024?

Nga Adriana KALAJA Të gjithë e dinë mirë ku do jetë bastardi Veliaj para se …

Leave a Reply