Ish-Kryeministri Berisha deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se, ka informacione të pa konfirmuara zyrtarisht se, ka një mandat arresti për Engëll Agaçin dhe Arben Ahmetajn nga një vend mik për pastrim parash.
“Ka mandat arresti nga një vend mik për Engëll Agaçin dhe Arben Ahmetajn. Nga një vend këtu pranë. Për pastrim parash. Nuk është nga INTERPOL-i. Një gjë është e sigurtë, në djegësa një strumbullar absolut është Engjëll Agaçi. Është eminenca gri e mafies shtetërore. Don Agaçio ka qenë kryesori në borxhin e ARMO-s dhe Albpetrol. është njeriu që i besoi Rama për t’i mbyllur dosjen Lulzim Bashës. Gjeje, është në padinë e Bashës Agaçi. Dhe Agaçi është po kaq sa Ahmetaj në aferën e djegësva. Fondi për djegësin nuk është krijuar nga lefter Koka por nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj”,u shpreh Berisha në “Zonë e Lirë”.