Publikimi i pagave, Berisha: Rrënim i shtetit shqiptar! Do ketë pasoja sociale dhe kriminale

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, tha se, publikimi i të dhënave sensitive të qytetarëve shënon rrënimin e shtetit shqiptar. “U vodh gjithçka e brendshme, gjithçka është lënë si rrënojat në natyrë. Gjithçka është vënë në shërbim të krimit, qytetarët po terrorizohen. Marrim rrogat, që dëshmojnë se ky shtet është një piramidë, ku dominon fund e krye mashtrimi. Nxjerrja e rrogave mbjell sherrnajen më të madhe në familjet shqiptare, pasi familjet janë me kontributorë si aksionerë, të cilët përcaktojnë kuotat që japin, por nuk tregojnë sa marrin”, tha Berisha

Sipas tij, kjo situatë ngjall një sherr brenda sipërmarrjeve. “Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel ka marrë 27 % të fitimit, kur fitimi ishte 1.5 mln dollarë. Atëherë çfarë mbetet për punonjësit e tjerë, për aksionerët? Ka një moral edhe në ndarjen e fitimit, ka një etikë kur ndahet fitimi”, tha ai.

Ish-Kryeministri tha se, kushedi sa divorce do të krijojë kjo situatë në familjet shqiptare, largim të punonjësve nga vendet ku punojnë aktualisht, sikundër po ekspozohen qytetarët ndaj krimit, pasi mund të shantazhohen, mund të bëhen objekt gjobëvënieje.

About Redaksia

Check Also

VOA: Breshëri bombash molotov ndaj qeverisë dhe Bashkisë, Berisha kërkon qeveri teknike

Disa breshëri bombash molotov drejt selisë së Këshillit të Ministrave, kërkesa këmbëngulëse për largimin e …

Leave a Reply