Skandali i të dhënave personale thellohet, Rama zhvendos vëmendjen…

Në ditën e tretë radhazi, të dhënat personale dhe sensitive që qytetarët shqiptarë ia kanë besuar institucioneve shtetërore po qarkullojnë në mijëra telefona, ndërkohë që kryeministri Rama tentoi të zhvendoste vëmendjen nga skandali, duke lajmëruar një nismë për “këshillim kombëtar”.  

BIRN

Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale dhe sensitive për qindramijëra qytetarë shqiptarë u thellua të premten me qarkullimin përmes telefonave të një databaze të tretë me targat dhe llojet e automjeteve në pronësinë e mbi 500 mijë qytetarëve të tjerë.

Ashtu siç ndodhi me databazën e pagave, një listë në formatin excel ku janë targat dhe të dhëna të tjera për automjetjet dhe pronësinë e tyre po qarkullon në rrjetin e komunikimit “Whatsapp”.

Databaza e ndarë në disa kolona ka të listuara targat, modelet e automjeteve, ngjyrat, numrat e shasisë dhe emrat e personave që i kanë në pronësi, të gjitha këto të dhënë personale dhe sensitive.  Bëhet fjalë pë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjeteve në pronësi.

Ndërsa qytetarët shqiptarë janë në pritje të zbulimit të përgjegjësve për rrjedhjen më të madhe të të dhënave personale në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u mundua të shmangë vëmendjen në një konferencë për shtyp, ku zgjedhi të shpaloste një nismë me sondazhe që qeveria  e tij do të bënte me qytetarët për tema politike dhe vendime qeverisëse.

“Kam folur dje,”tha ai i pyetur për mungesën e përgjegjësisë nga ana e shtetit shqiptar për daljen e të dhënave personale e sensitive të qindra-mijëra shtetasve, që ia kanë besuar këto të dhëna institucioneve shtetërore.

Ndërkohë, veprimet hetimore për rastin sapo kanë nisur.  Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj tha të premten se kjo prokurori është e përkushtuar që të nxjerrë autorët përgjegjës në fund të veprimeve hetimore.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji. Jemi të bindur që deri në fund të këtij hetimi veprimet do të jenë intensive dhe do të konkludohet me vendimmarrje konkrete,” tha ajo.

Në një dalje për mediat të enjten, Kryeministri shmangu përgjegjësinë e tij apo të administratës për skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të të gjithë të punësuarve, por paralajmëroi se ka nevojë për më shumë tenderë në tatime, pasi sistemi aktual, sipas tij, “është i vjetër”.

Ndërkohë, opozita e ka cilësuar ngjarjen si “skandal të përmasave të jashtëzakonshme” duke kërkuar dorëheqjen e Ramës nga detyra.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply