Z.Basha mos ofendoni demokratët!
Nisur nga situata juaj aspak normale personale ,politike, përfaqësuese keni filluar të akuzoni demokratët që nuk ju mbështesin juve, me lloj –lloj epitetesh ,fjalësh fyese,përbaltje dhe njollosje, të gjithë atyre që luftuan, u arrestuan, protestuan ,të mbështetën , zhvilluan fushatë denjitoze, komisionerë ,vëzhguesë e numërues votash ,të cilët i zhgënjeve dhe po i zhgënjen çdo ditë e më shumë.
Për dijenin tuaj!
1.Ministrat ,zv.ministrat, drejtorët që janë në krahun tuaj kanë qenë apo jo të korruptuar ,apo vetëm ato që mbështesin dhe mbrojnë anëtarësinë e Partisë Demokratike dhe nuk ju mbështesin juve janë të korruptuar.
2.Juve si Kryetar Bashkie dhe kolegët tuaj të Bashkive të fituara nga Partia Demokratike në vitin -2015 që po ju mbështesin juve, a jeni në proçese gjyqësore dhe të akuzuar apo vetëm ato që nuk janë me mendimin dhe mështetjen tuaj janë të korruptuar.
3.A do tu shpjegosh demokratëve që qëndruan për 90 -ditë dhe protestuan para kryeministrisë ,parlamentit, në rrugë dhe kudo cila ishte marrveshja e 17-Majit dhe çfarë ke nënshkruar me Z.Rama.
4.Kush ishte fajtori i hartimit të listave në zgjedhjet e vitit- 2017 ,pjesmarrja në qeverisje me Ramën,mashtrimi i demokratëve dhe humbja më e rëndë në këto vite demokraci.
5.Kush të kishte faj për djegjen e mandateve,mosmarrjen pjesë në zgjedhjet vendore, futjen në zgjedhje me Ramën kryeministër,moslejimin e Xhafës si minister ,ku sot demokratët janë mes katër rrugëve, pa asnjë pushtet në të gjitha nivelet e qeverisjes.
6.Kush u largua nga pjesmarrja për ndarjen territoriale ju apo demokratët që akuzoni dhe u bëtë pjesë e atyre zgjedhjeve të vitit 2015 ,sipas vullnetit dhe dëshirës së Ramës.
7.Kush akuzohet për rrugën e kombit ,ndarjen e detit, ngjarjet e 21-Janarit ju apo demokratët e ndershëm që nuk kanë përfituar agjë nga drejtimi juaj politik në krye të PD-së.
8.Kush ua ka fajin që keni humbur besueshmërinë para strukturave dhe anëtarësisë së Partisë Demokratike,demokratët apo ju që e kishit bezdi për 8 -vite të zbrisnit në bazë, për ti njohur apo bashkëbiseduar me to.
9.Kush akuzohet për listat e deputetëve dhe pazaret e tyre ,premtimet e ndryshme për poste drejtuese ju apo ato demokratët që nuk u dorëzuan para çdo presioni të mazhorancës qeveritare dhe votuan Partinë Demokratike.
10.Kush nuk e mbrojti teatrin dhe mashtroi artistët ,banorët e Astirit ,të arrestuarit e protestave ,ju apo përsëri demokratët që kanë dalë hapur kundër jush për paftësi dhe keqpërdorim të Partisë Demokratike.
Kujdes me demokratët se je i ri dhe nuk i njeh sa duhet!
Me respekt P.M